Sa serioze është lidhja juaj? Deri tani ju dini vetëm sa kohë keni së bashku, por nuk e dini se edhe një lidhje ka nevojë për pjekurinë e saj. Bëni këtë test së bashku dhe më pas, përdorini përgjigjet për të nxitur akoma më shumë dashurinë mes jush…
- Cila është gjendja e lidhjes suaj?
- Bashkëjetojmë.
- Jemi të fejuar ose të martuar.
- Të lidhur, por jetojmë veç.
- Jetojmë veç, por flemë bashkë thuajse çdo natë
- Sa lidhje që kanë zgjatur mbi 18 muaj ke pasur para kësaj?
- Më shumë se 6
- 3-5
- 1-2
- 0
- Si e kaloni zakonisht një mbrëmje së bashku?
- Bëjmë muhabet
- Shohim televizor
- Bëjmë gjëra të ndryshme, por në të njëjtin vend
- Gatuajmë ose bëjmë diçka tjetër së bashku
- Si i zgjidhni zënkat që keni?
- Tërhiqemi dhe presim të zgjidhet vetë
- Ia shprehim njëri-tjetrit të gjitha ç’kemi njëherësh.
- Lëmë të ftohen gjakrat dhe diskutojmë më vonë, kur të dy jemi më të qetë.
- Flasim me qetësi e arsye dhe mundohemi të arrijmë në një marrëveshje.
- Ia ndërpret fjalën partnerit kur mundohet të flasë:
- Rrallë
- Kurrë
- Nganjëherë
- Shpesh
- Jeni takuar me prindërit dhe të afërmit e partnerit tuaj?
- Jo
- Po, takohem me ta disa herë në muaj
- Po, takohem me ta disa herë në vit
- Po, i takoj një ose dy herë në vit
- Sa mbrëmje në javë kaloni së bashku?
- 2-3
- 4-5
- 6-7
- 0-1
- A ju duket lidhja juaj aq romantike sa dëshironi?
- Jo
- Do të më pëlqente të ishte më tepër
- Po
- Nuk e kisha menduar më parë këtë gjë
- Keni pasione që i ndani bashkë?
- Po, një
- Jo
- Kemi dy
- Po, bëjmë shumë gjëra së bashku
- Sa tërheqës ju duket partneri juaj sot, krahasuar me periudhën kur sapo u takuat?
- Më pak. Është e natyrshme në një lidhje
- Po aq tërheqës sa gjithmonë
- Disi më pak, por mendoj se edhe unë kështu i dukem atij
- Më tërheqës
- A bëhesh ndonjëherë xheloze?
- Po dhe kjo gjë më çmend fare
- Aspak
- Shumë rrallë
- Nganjëherë, nuk mund ta shmang
- Je e sigurtë se vitin e ardhshëm do të jesh përsëri përkrah tij?
- Shpresoj, po nuk i dihet
- Besoj, por në kufijtë e arsyes
- Po, sigurisht
- Nuk e di
Rezultatet.
11-20 pikë: Lidhja juaj është si një fëmijë në pelena
Lidhja juaj është në fillimet e saj, kur pasioni është i fortë dhe jeta duket rozë. Ju vetëm po zbaviteni dhe nuk i keni hasur ende vështirësitë që përbëjnë jetën e një çifti të vërtetë. Në fakt e ndjeni vetëm kaq moskokëçarës, sa mund të shokoheni dhe lëndoheni nëse përballeni me ndonjë problem ose grindeni me partnerin.
Mundohuni të rrisni moshën e lidhjes suaj, punoni më shumë për forcimin e lidhjes në çift. Kontrolloni përgjigjet që u keni dhënë pyetjeve 6, 7 dhe 9. Keni marrë pikë të ulëta në to? Pyetja 6 i përkiste njohjes së familjes së partnerit tuaj, thelbësore kjo për të kuptuar qëndrimin që mban ai në një lidhje. Pyetja 7 i përkiste kohës që kaloni së bashku: Kushtojini më tepër kohë faktit që të mësoni më shumë për tjetrin. Ndërkaq, në pyetjen 9 u vihet theksi aktiviteteve që bëni së bashku, të cilat do të zhvillojnë akoma më tepër aftësitë tuaja të punës si një skuadër.
21-29 pikë: Lidhja juaj është si një fëmijë 6 muajsh–1 vjeçar
Në teori, nevojiten vite për të zotëruar mirë aftësitë e komunikimit me njëri-tjetrin, kështu që ju e kuptoni se nuk është e lehtë. Për fat, sa herë që përballeni me njëri-tjetrin ju arrini t’i zgjidhni problemet me anë të diskutimeve. Është diçka e shëndetshme që në një çift t’i diskutoni dhe t’i zgjidhni problemet në vend që t’i fshihni ato. Kini parasysh: Ju mund të dilni nga këto situata edhe më të bashkuar se më parë.
Për të rritur moshën e lidhjes suaj shikoni përgjigjet që u keni dhënë pyetjeve 3, 4 dhe 5. Si mund të arrini maksimumin e pikëve ne to? A komunikoni mirë me njëri-tjetrin? Nëse jo, kushtojini më shumë rëndësi këtij fakti. Pyetja 4 është për konfliktet: Çiftet duhet të arrijnë në marrëveshje. Mundohuni të arsyetoni me gjakftohtësi, që partneri ta kuptojë për çfarë keni nevojë, në vend që të nxeheni dhe ta akuzoni atë. Ndërprerja e fjalës së tjetrit është instiktive, por tregoni respekt për të duke e lënë të thotë mendimin e tij. Atëherë, edhe ai do të bëjë të njëjtën gjë me ju.
30-38 pikë: Lidhja juaj është si një fëmijë 2-5 vjeçar
Besimi i vërtetë te tjetri rritet gradualisht. Në fillim ai është i pakët dhe pastaj bëhet më i fortë. Ju jeni duke ndërtuar themelet e marëdhënies suaj dhe instikti juaj për t’u lidhur seriozisht me partnerin forcohet nga dita në ditë. Ju e ndjeni se partneri juaj do t’ju mbështesë gjithnjë.
Rrisni moshën e lidhjes suaj duke e bërë këtë detyrim më konkret. Siç e tregon pyetja 1, mosha e lidhjes suaj shtohet nëse e bëni publike atë.
Ju nuk mund ta ndryshoni përgjigjen e pyetjes 2 tani, por numri i lidhjeve serioze që keni patur në të shkuarën tregon se ju parapëlqeni të lidheni në këtë mnëyrë. Tani mendoni se pse kjo lidhje është ndryshe nga të tjerat, gjë që do t’ju ndihmojë të shtoni pikët në përgjigjen e pyetjes 12.
39-48 pikë. Lidhja juaj është si një fëmijë 5 vjeç apo më shumë
Jeni lidhur seriozisht. Marrëdhënia juaj është e fortë si shkëmbi dhe mund të kalojë çdo situatë. Megjithatë, ekziston një rrezik: Vetëkënaqja. Meqë ju e merrni si të mirëqenë lidhjen tuaj, intimiteti mes jush mund të pakësohet dhe mund të kaloni në një sjellje shkatërrimtare.
Rrisni moshën e lidhjes suaj. Rishikoni përgjigjet e pyetjeve 8, 10 dhe 11, të cilat janë të lidhura me pasionin dhe seksin. Romanticiteti është karburanti i makinës suaj të dashurisë, ndaj përdoreni sa më shpesh. Por kujdes: Ana e errrët e pasionit është xhelozia. Është normale ta ndjeni atë, por kujtohuni herë pas here se ju nuk e jeni pronare e partnerit tuaj.
Nëse mosha e lidhjes suaj është:
Më e madhe sesa koha që keni kaluar së bashku, ju keni një lidhje serioze në të cilën pasioni dhe intimiteti janë maturuar, duke iu shtuar atyre edhe bashkëpunimi. Kjo provon predispozicionin tuaj për krijimin e një lidhjeje serioze.
Më e vogël sesa koha që keni së bashku. Lidhja juaj është një nga gjërat e rëndësishme të jetës suaj, por jo domosdoshmërisht e para. Me një përpjekje të përditshme ju mund të ndryshoni prioritetet tuaja dhe të kaloni në një fazë më të pjekur të jetës suaj.
E njëjtë me kohën që keni bashkë: Ju keni një balancim të përkryer! Nuk do të thotë se i jeni futur një lidhjeje serioze, por të paktën mund të mësoni se si të maturoni lidhjen tuaj.
Nëse mendimet tuaja (mes dy partnerëve) nuk përputhen. Nëse u jeni përgjigjur ndryshe 5 pyetjeve ose më shumë, kjo tregon se ju dhe partneri juaj nuk e shihni lidhjen me të njëjtin sy. Diskutoni se ku doni të dilni që ta forconi më tepër marrëdhënien tuaj.