Meteorologët e të gjitha vendeve kanë vënë re se viti 2013 ishte i ngjashëm me një nga vitet e dekadës 1978-1988 kur ka patur anomali të mëdha klimaterike. Ata i lidhin këto fenomene me qarkullimin e erërave të Antarktidës. Sipas të dhënave të meteorologëve, temperatura mesatare në sipërfaqen e Tokës dhe në atë të oqeaneve, në nëntë muajt e parë të vitit të kaluar, e ka tejkaluar atë të viteve 1961-1990, me 0.48 gradë celcius. Në pranverën e vitit 2013, diku ka qenë vapë e tmerrshme, ndërsa në disa vende të tjera, ka qenë ftohtë. Në Evropë, temperatura në stinën e vjeshtës ka arritur në 20-25 gradë. Përmbytjet e mëdha në pellgjet e lumenjve Amur, Danub dhe Elbë, në sfondin e thatësirave të mëdha të Brazilit, Angolës, Namibisë dhe Zelandës së Re tregojnë se është skicuar një hartë e re e ngrohjes globale. Shkencëtarët kinezë, së bashku me ata amerikanë, kanë zbuluar lidhje të brendshme në mes të Hemisferës Veriore dhe “hollimit” të shtresës së akullit e dëborës në Antarktidë. Hollimi i shtresës së Arktikut shpjegohet me rrymat atmosferike, ashtu sikurse ka ngjarë më përpara, në vise të tjera të sipërfaqes së Tokës. Institucionet shkencore që merren me këtë veprimtari, kanë vënë re ndryshime të këtilla jo vetëm 127 vjet përpara, sikurse është menduar deri tani, por 520 milionë vite të shkuara, gjë që tregon se klima globale e Tokës ka ndryshuar vazhdimisht edhe në të kaluarën dhe temperatura në këto raste, ka ndryshuar më shumë se 5 gradë Celsius.
A tregojnë këto ndryshimë se në këtë fenomen ka influencuar njeriu dhe veprimtaria e tij?
Shkencëtarët shpjegojnë se burimi kryesor që mban gjallë Tokën, atmosferën, oqeanin dhe litosferën ka qenë e mbetet Dielli dhe si pasojë e fenomenit serrë, energjia e tij është rritur më pak se 2,5 Vt/м2, gjë që nuk mjafton për ndikime të qenësishme. Energjia dhe radiacioni i Diellit janë pasojë e ciklit 11-vjeçar, aq më shumë që ai nuk ndikon ndjeshëm në ndryshimet klimaterike në përgjithësi. Ndërkaq, shkencëtarëve u kanë tërhequr vëmendjen ndryshimet që vihen re në procesin e ngrohjes së Tokës nga Dielli. Në këtë proces, ka patur ndryshime të ndjeshme: Shtime dhe pakësime. Por, duke analizuar faktet konkrete, shkencëtarët kanë konstatuar se edhe oshilacionet e ndodhura gjatë veprimtarisë Tokë-Diell dhe anasjelltas, janë nën ndikmin e Kozmosit. Po shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se ngrohja globale që ndodhi në vitet 1985-2004, ka lidhje me reflektimin e radiacionit diellor nga Toka përsëri në drejtim të Diellit. Edhe këtu është i pranishëm ndikimi i Kozmosit. Dritën e Diellit e përhapin me një efektivitet të veçantë grimcat e aerozolit atmosferik në një rreze prej 1 mkm. Ato nuk janë gjë tjetër veçse pika uji dhe kristale akulli. Veç tyre, në atmosferë ka edhe shumë grimca të forta, të cilat luajnë një rol kyç në formimin e “reve” dhe të “albedos” (reflektimi i shpërndarë ose fuqia pasqyruese e një sipërfaqeje). Sa më shumë pluhur të ketë, aq më shumë ka mundësi për të ftohur klimën e Tokës.
Por, nga vijnë ato grimca që luajnë një rol kaq të madh në përcaktimin e klimës së planetit tonë?
Tani, shkencëtarët nuk kanë asnjë pikë dyshimi se ato vijnë nga Kozmosi. Këtë e kanë vërtetuar katërcipërisht studimet e kryera në vitet 1985-2004. Tanimë, pluhur me prejardhje tokësore nuk ka më, sepse ai është përzier me pluhurin kozmik.
Por, kur vjen ky pluhur nga Kozmosi?
Pluhuri vjen në atmosferën e Tokës në kohën e lëvizjes së saj rreth Diellit dhe kjo ndodh kryesisht si pasojë e thërrmimit të meteoritëve gjatë përplasjes me njëri-tjetrin dhe me Tokën.
Për ç’arsye ndryshon atje sasia e pluhurit, një herë ka më shumë dhe një herë, më pak? Sipas shumë autorëve, burimi kryesor i pluhurit kozmik ndërplanetar vjen nga kometat, në lëvizjen e të cilave ndikojnë pozicionet dhe ndërveprimet e planeteve. Për këtë arsye, sasia e pluhurit varet nga lëvizjet e planeteve, gjatë të cilave krijohen retë e pluhurit kozmik. Kësisoj, shkencëtarët, duke u mbështetur edhe në studimet e mëparshme, janë në gjendje tani të bëjnë prognozën e rritjes apo të uljes së temperaturave rreth planetit tonë. Sipas parashikimeve të deritanishme, në 50 vitet e ardhshme, në Tokë, pritet një ulje e temperaturave që do të arrijë deri në 0,5 gradë Сelsius.
Dikush mund të thotë se “albedo” e Tokës ka filluar të rritet që nga vit 2000, por deri tani nuk është vënë re ndonjë ftohje e përgjithshme. Me sa duket, përgjigjen specialistët, kjo ka të bëjë me inercinë e sistemit klimaterik. Kjo u jep shkas kundërshtarëve të tyre, pra, ithtarëve të ngrohjes klimaterike, që të fërkojnë duart të kënaqur. Ndofta del parashikimi i tyre, kushedi…
Advertisement