Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Xhesika Polo: Kur këndoj unë, thyhen xhamat...
Mery, këngëtarja që këndon topless: S’ka ndonjë gjë të zhvishesh…
Jeta ime e dhimbshme si emigrante

Mery, këngëtarja që këndon topless: S’ka ndonjë gjë të zhvishesh…

 A mund të konsiderohet Mery Bilcari, një vajzë pa komplekse? Tashmë e keni mësuar që po, falë klipit të saj “Kam ardh për party”, ku e shikojmë të shfaqet topless.

Në këtë intervistë, Mery nuk refuzon t’i përgjigjet asnjë pyetjeje, ashtu siç do të kishin bërë shumë të tjerë, që ndryshe i shohim në skenë dhe ndryshe përpiqen të shfaqen në intervistat e tyre… Mery na flet për këngëtaret që shiten, ashtu si edhe për femrat e veshura e me pak moral, për seksin, për historitë e kaluara, madje edhe për të ardhmen e saj familjare… Për më shumë, lexoni një rrëfim pa dorashka të Meryt…

 

Advertisement

R. RR: – Përshëndetje Mery! Ditët e fundit ka dalë kënga jote me videon e nxehtë, ku të shohim topless… Më thuaj, a nuk të erdhi turp të dilje ashtu?

Mery Bicari: – Përshëndetje! Në momentin që merresh me art, do dalësh edhe e veshur, edhe e zhveshur, varet nga skena, nga kënga etj. Për mendimin tim, turp është të vjedhësh, të gënjesh, të mashtrosh, kështu që në këtë rast, unë nuk ndjej asnjë lloj turpi.

– Çfarë thanë njerëzit e tu më të afërt?

– Ata nuk komentojnë ndonjëherë veshjen time.

– Një vajzë Berati, thyen tabu… A ka shumë vajza të tilla ky qytet?

– Mund të flas vetëm për vete, jo për të tjerat.

– Paragjykimin, e mendove, kur vendose për zhveshjen tënde në këtë klip?

– Mos harro se këtu te ne të paragjykojnë për gjëra shumë më të vogla e jo më shumë. E dija që do kishte paragjykime.

– Je provokuese në jetën e përditshme?

– Në jetën e përditshme, jam shumë e thjeshtë dhe shumë sportive.

– Në plazh, vishesh toples? Po gjëkundi tjetër?

– Jo, me veshjet e mia, i përshtatem gjithmonë vendit.

– Pas toplessit, duhet të presim skena nudo prej teje?

– Jo, nudo, jo!

– Gjoksin e ke natyral apo e ke bërë operacion?

– Jo, nuk e kam bërë operacion, është natyral.

– Ke ndonjë gjë të bërë në trupin tënd?

– Asgjë dhe mund të them që jam pak kundra silikonit.

– Reagimet e para të njerëzve, pasi panë klipin…

– Njerëzit?! Dikujt i pëlqen, dikujt jo.

– Ti vetë, u argëtove duke kërcyer gjysmë nudo?

Në xhirimet e klipit, më shumë lodhesh sesa argëtohesh.

– Në klip shihen shumë femra në tub… Ti, bën kërcime të tilla?

– Gocat që janë në klip, janë kërcimtare profesioniste, por jo të tubit, se ndryshon kërcimi nga striptiza. Unë, po të bëja, do kisha dalë vetë, por s’di të kërcej aq mirë.

– Duhet të kesh një talent të veçantë për këtë?

Po, them se po. Nuk e bën dot çdokush.

– Meshkujt, u hodhën gjë në sulm?

– Kur xhiruam këtë skenë?! Jo, s`është klipi i parë që xhirojnë me goca duke kërcyer…

– E kam fjalën nëse pate ti oferta nga ata?

– Asnjë ofertë.

– Shuma më e madhe monetare që të ka ofruar një mashkull?

– Asnjë lloj shume. Nuk i kam vënë asnjëherë çmim vetes. Kjo pyetje që bën, s`ka lidhje me artin, as me profesionin tim…

– Përveç meshkujve, ke marrë propozime nga femrat?

– Nga femrat, po. Jo vetëm jashtë, por dhe këtu në Shqipëri më kanë ngacmuar femra. Jemi drejt Evropës dhe në Evropë ka shumë raste të tilla me gej, lesbike, pa fund.

– Ke provuar eksperienca të tilla?

– Nuk paragjykoj asnjë. Secili ka të drejtë të bëjë çfarë t`i dojë qejfi me jetën e tij, por unë vetë s`do të bëja kurrë diçka anormale, pasi besoj shumë në Zot dhe këto gjëra i quaj jashtë ligjeve njerëzore.

– Në një javë, bën më shumë dashuri, apo seks?

– Ky është një sezon i jetës sime që i jam përkushtuar shumë punës dhe, shumë shpesh, edhe “në një javë”. (Qesh)

– Cili ka qenë mesazhi më absurd që të ka ardhur në telefon këto ditë?

– Në telefon, jo, se pak njerëz e kanë numrin tim, vetëm të afërmit e mi dhe shoqëria e ngushtë, kurse në Facebook, kam marrë mesazhe pa fund.

– Propozimi më pervers…

– Ngaqë nuk u kushtoj shumë vëmendje këtyre budallallëqeve, nuk e mbaj mend.

– Lidhja më e shkurtër që ke pasur…

– Një mujore.

– Për momentin, je singëll apo çift?

– Singëll.

– A do të gjesh një të dashur aq liberal, sa të mos e bezdisë fakti që të gjithë djemtë shohin gjoksin e të dashurës?

– Në lidhjet e mia, zakonisht, kam pasur të dashur liberalë. Dikush, nëse është me mua, më njeh si jam dhe s’do ta bezdisë asnjë lloj fakti.

– Zakonisht, i lë ti meshkujt apo të lënë ata ty?

– Në një lidhje çift, asnjëherë nuk mund të thuash “e lashë unë”, apo “më la ai”. Derisa arrijnë në ndarje, i bie që të dy nuk duan të rrinë më bashkë dhe kaq.

– Çmenduria më e madhe që ke bërë për një mashkull…

– Nuk mbaj mend të kem bërë kurrë çmenduri për një mashkull.

– Ajo që ka bërë një mashkull për ty…

Çfarë jep merr. Derisa nuk bën, as nuk do të bëjnë.

– Do të merrje pjesë në një film me skena erotike?

Ka filma dhe filma. Nëse do të ishte thjesht një film që do të kishte skenë erotike, deri diku, pse jo, do merrja pjesë. Pastaj, për gjëra më ekstreme, jo.

– A mund të jetë trupi yt një minierë pasurie?

– Asnjëherë, sa të jem gjallë, jo! Nuk i paragjykoj ato që shesin trupin, se çdo njeri e bën për një arsye apo një hall, se nuk besoj se ka femër në botë që do ta bënte me qejf një punë të tillë. Unë s`kam pasur kurrë nevojë ta bëj atë gjë dhe as besoj se do ta kem kurrë. Çdokujt i pëlqen leku, por ka në jetë shumë mënyra të tjera për ta nxjerrë.

– A mendon se shumë këngëtare shiten, ndërsa nëpër klipe vishen për hir të opinionit?

– Këtë pyetje e kam diskutur tek Arjan Çani para 7 vjetësh dhe unë jam ajo që e kam thënë: “Po, ka këngëtare që shiten!”. Nuk e bën profesioni njeriun. Ajo që do të shitet, si me klip, si pa klip shitet. Si e veshur, si zhveshur. Shumë herë pamja e jashtme e njeriut të gënjen. Shumë nga këngëtaret shqiptare që për opinionin e njerëzve këtu mendojnë se shiten, janë goca shumë më të mira sesa ato të mbuluarat që sheh në jetën e përditshme. Dhe, mos e bëni kaq ekstreme të dalësh në klip e zhveshur, se po e bëjnë divat më të mëdha në botë si Bijonse, Rihana… Kështu do ecim para ne shqiptarët, duke bërë “uaaaaa” e “uiiiii”?!

– Nesër, fëmijëve të tu, do t’u tregosh këtë klip e do t’u thuash…

– Shikoni sa mami seksi keni pasur! (Buzëqesh)

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Xhesika Polo: Kur këndoj unë, thyhen xhamat...

Next Post

Jeta ime e dhimbshme si emigrante

Advertisement