Me sa duket, Luanës i mjafton dashuria që i dhurojnë fansat, madje ajo, sikur ia kompenson edhe dashurinë që do t’i dhuronte i dashuri i saj. “Nuk kam nevojë për të dashur, pasi jeni ju që më dhuroni dashuri pa fund”. Me këto fjalë iu është drejtuar Luana fansave të saj. Pas publikimit të klipit të saj të fundit me titull “Luanët”, në bashkëpunim me reperat kosovarë, Dj Blunt dhe Real 1, prezantuesja, tani edhe këngëtare, është vendosur në qendër të vëmendjes duke marrë në këtë mënyrë edhe më shumë dashuri nga fansat e saj. Por djema, kjo deklaratë, nuk duhet t’ju demoralizojë, përkundrazi, duhet t’jua bëjë më interesante sfidën. A nuk duket më shumë si një thirrje?!
Advertisement