Për një kohë të gjatë mendohej se Ishulli i Thesarit është frut i fantazisë së Stivensonit, mirëpo kjo nuk është e vërtetë plotësisht sepse çdo trill i shkrimtarëve ka patjetër bazën e tij reale. E tillë është edhe baza e romanit të Stinvestonit. Studimet e fundit kanë treguar se ai ështe mbështetur në shënimet dhe ditaret e Morganit, Drejkut dhe të disa udhëtarëve të tjerë.
Për të gjiitha u fol në vitet ‘40 të shekullit të kaluar, kur u zbulua një ngjashmëri shumë e mdhe mes ishullit të përshkruar të Stivensonit dhe ishullit real të Pinosit, që ndodhet 70 kilommetra larg Kubës (tani, ishulli quhhet Huventud, ose Ishulli i rinisë). Këtu ndodhen shumë nga molet dhe peizazhet e përshkruara, ndërsa pranë tij gjendet edhe Ishulli i Skeleteve, i ngjashëm me atë që përshkruan Stivensoni në romanin e tij. Një fakt i çuditshëm: Pinosi është i vetmi ishull në detin e Karaibeve, në të cilin rriten pishat, sikurse shkruan Stivensoni. Edhe disa emra topografikë janë në roman sikurse në realitet: I tillë është ishulli ku Xhim Hokons dhe shokët e tij shpëtuan nga piratët e Xhon Silverit. Me sa duket, për të shkruar romanin e tij, Stivensoni ka shfrytëzuar legjendat e piratëve të Pinosit. Për 300 vjet me radhë, ky ishull ka qenë limer i piratëve; aty ata pastronin anijet, furnizoheshin me ujë, etj. Dhe, më në fund, pyjet e pishave shërbenin si burim lëndësh të para për të riparuar anijet. Shumë vende kanë marrë emrat e piratëve ku ata kanë vepruar, si bie fjala: Kepi i Francesit (pirat francez), Kepi i Epespiratit (spanjoll), Gjiri i Agustin Hollit për nder të piratit hollandez Kornelis Holla, etj. Në ishullin Pinos kishin limerin piratët më të shquar të atyre viseve, përshkrimi i jashtëm i të cilëve, sipas gojëdhënave që kanë kaluar nga njëri brez te tjetri, u ngjan mjaft atij që jepet në roman.
Dhe, pa dyshim, shkaku kryesor pse Pinosi quhet “Ishull i Thesarit”, është se atje, në kohën e tyre, piratët fshihnin vërtet “trofetë” e tyre. Ja, pra, kështu qëndron në vija të trasha çështja e raportit trill-fantazi-realitet në romanin “Ishulli i thesarit”, të Stivensonit.