Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Kemi konflikt me xhaxhain, si të veprojmë?

– Babai dhe xhaxhai im jetojmë në një kat pallati, por kanë hyrje të kundërta. Kemi dhe një apartament sipër, por që është me dy hyrje e që ngjan më shumë si dubleks. Njëra hyrje ka dy dhoma e guzhinë, tjetra një dhomë e guzhinë. Aty jetonte gjyshja ime dhe e la këtë objekt me testament në emër të të dyve, por dy dhomat me guzhinen ja ka lënë babait tim, duke qënë se ka dy djem më shumë fëmijë se xhaxhai. Ndërsa shtëpin tjetër ja la xhaxhait. Tani xhaxhai ka hapur konflikt me babain, i thotë që pasuria duhet ndarë përgjysëm. Si thoni ju a ka të drejtë apo jo, të ndahet prona përgjysem, apo duhet respektuar testamenti i gjyshes? Si ndiqet nga ana ligjore, sepse ai ngul këmbë që ta marri këtë shtëpi dhe pse si takon.
Av. Aurel Celibashi, “Celibashi & Associates”, email: acelibashi@gmail.com, Celular: 0672011401, 0693082255: – Përshëndetje i nderuar lexues. E lexova me vëmëndje shqetësimin tuaj. Mendoj se situata është e pastër në favorin e babait tuaj. Kërkesat e xhaxhait për të ndarë me centimetra atë pjesë më shumë që gjyshja ja ka lënë babait tuaj, janë të ekzagjeruara dhe pa pikë baze ligjore. Gjithçka është e përcaktuar në testament, ku testatorja (gjyshja) ka qënë mëse e qartë në vullnetin e saj. Pretendimet e xhaxhait janë vërtetë të pabaza dhe kërkon që me anë të tilla presioneve, ndoshta të përfitojë një sasi lekësh të cilat mund t’ia konvertoni nga m2. që babai juaj ka më shumë. Praktikisht nuk keni pse të negocioni fare me xhaxahin. Thjeshtë i vini në dispozicion kopjen e testamentit, ndërkohë që mund të shkoni ta regjistroni pjesën tuaj në Zyren Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, duke depozituar kopjen noteriale të testamentit. Me respekt.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Aldo Bardhi: Vetëm Sonin preferoj!

Next Post

Kam konflikte me pronarët e apartamentit që kam blerë, kujt t’i drejtohem?

Advertisement