– Kam parë një ëndërr shumë të çuditshme, sikur një ish-shoqja ime kishte lindur një vajzë që i ngjante shumë motrës time. Unë doja të diskutoja me të, por ajo nuk donte të më dëgjonte dhe iku pa më folur fare. Ju lutem më thoni ç’do të thotë se jam shumë e habitur me këtë ëndërr.
– Një ëndërr e tillë tregon, që në të kaluaren keni pasur një përplasje me ish-shoqen tuaj dhe nuk keni arritur ta rregulloni miqësinë që keni pasur me të. Jeni shumë e nxehur me të dhe herë pas here e kujtoni. Megjithatë, thellë në shpirt do të donit ta rindërtonit miqësinë me të dhe të sqaroni hatërmbetjet. Dhe lindja e vajzës tregon në fakt një farë plani pozitiv për ju, por, pse jo, dhe për atë. Ndoshta rastësisht mund të takoheni me këtë shoqe, dhe të sqaroni gjithçka që keni lënë pezull.
Advertisement