Janë të shumtë ata që kalojnë ditë të tëra pa pirë sasinë e duhur ujit, qoftë sepse harrojnë dhe e lënë pas dore, qoftë sepse nuk e dinë rëndësinë që ka uji për trupin, duke kaluar në disa raste në një dehidratim të theksuar, që është një gjendje shumë më serioze sesa mendojmë. Trupi i njeriut, në përqindjen më të madhe, përbëhet nga uji, prandaj është e lehtë të merret me mend se mungesa e tij shkakton shumë probleme. Nëse vazhdoni të këmbëngulni për të mos pirë sasinë e duhur të ujit, kini parasysh simptomat e mëposhtme të dehidratimit, të cilat nuk duhet t’i injoroni si të parëndësishme…
1. Ndjeni sikur jeni në letargo
Nëse bëni shumë përpjekje edhe për të bërë lëvizjet më të thjeshta, atëhere keni një problem të theksuar dehidratimi. Mungesa e fuqisë dhe dobësia, shpesh, keqinterpretohen si mungesë e gjumit, por nëse vini re zakonet tuaja, do të shihni se nuk e ka fajin mungesa e gjumit të një nate, por e dehidratimit të disa ditëve rresht.
2. Urinë me ngjyrë të theksuar
Nëse urina juaj ka ngjyrë të verdhë të theksuar dhe mban erë të fortë, atëhere duhet të shtoni konsumimin e ujit. Kur trupi juaj nuk ka lëngjet për të cilat ka nevojë të pastrohet, atëhere veshkat detyrohen të prodhojnë lëngje, që shpesh shkaktojnë infektim të traktit urinar. Sa më shumë ujë të pini, aq më e pastër dhe pa erë do të jetë urina juaj.
3. Konfuzion
Konfuzioni është një nga simptomat më të zakonshme të dehidratimit. Trupi hyn në gjendje shoku kur ka mungesë të theksuar të lëngjeve dhe, jo vetëm kaq, por do të keni vështirësi edhe në përqendrim, në marrjen e vendimeve, deri edhe në shqiptimin e fjalëve dhe frazave.
4. Marrje mendsh
Edhe marramendjet janë shenja të dehidratimit dhe të një organizmi “të tharë”. Provoni të pini më shumë ujë dhe, nëse simptomat vazhdojnë, atëhere marramendjet e kanë origjinën gjetkë, për shembull mund të jenë pasojë e efekteve dytësore të një ilaçi që jeni duke përdorur.
5. Takikardi
Dehidratimi i përditshëm i organizmit bëhet edhe më i rrezikshëm kur mungesa e ujit prek ritmin dhe punën e zemrës. Është e nevojshme të pini 8-10 gota uji në ditë, pasi takikardia, e shkaktuar edhe nga dehidratimi, me kalimin e kohës mund të shkaktojë probleme të tjera në zemër.
6. Ngërçe
Në fund, edhe ngërçet dhe spazmat muskulare janë një nga pasojat e dehidratimit të trupit. Për këtë arsye, përpiquni të pini ujë në përpjesëtim me peshën trupore, që trupi juaj të mos arrijë deri në këtë pikë. Përveç kësaj, hidratimi i mirë i trupit ndihmon edhe në përballimin e spazmave muskulare që mund të keni gjatë menstruacioneve.