Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Pse ndjehem i lodhur?

Ju flini gjumë, por përsëri i tërhiqni këmbët zvarrë… Të ndjehesh kaq i/e lodhur nuk është diçka normale. Kuptohet se mund të ndjehesh kështu kur ke fëmijë të vegjël, kur bashkëshorti/ja pranë gërhasin shumë, kur je i shqetësuar për paratë dhe punën, ose kur ke ndonjë ankth që të saboton gjumin, por kur ju e bëni gjumin në rregull, kush e shkakton këtë këputje? Në këtë rast, është mirë të kontrollosh se mos kjo lodhje kronike fsheh brenda vetes ndonjë problem me shëndetin…

 

1. Probleme me tiroidet

Advertisement

Një nga gjërat që duhet të përjashtoni janë problemet me tiroidet. Mund t’ju duket e çuditshme, por lodhja e pashpjegueshme mund të jetë simptomë e një tiroideje shumë aktive ose joaktive.

Simptoma të tjera: Gjendrra juaj tiroide (ndodhet në gushë), ndikon në metabolizëm, kështu që kur funksioni i saj çrregullohet, kjo ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e jetës. Nëse niveli i hormoneve në gjak është i ulët (i njohur edhe si hipotiroidizëm), mund të ndjeni gjithë kohën ftohtë dhe të shtoni në peshë, pavarësisht përpjekjeve që bëni, si dhe të keni lëkurë të thatë, rënie flokësh, thonj të brishtë dhe kapsllëk. Nëse tiroidja prodhon më shumë hormone (hipertiroidizëm), mund të biesh në peshë pa u përpjekur (gjë që nuk është gjithmonë diçka e mirë) dhe të vini re rrahje të shpeshtuara zemre, rënie flokësh dhe jashtëqitje të shpeshtë. Niveli i hormoneve të tiroides në gjak kontrollohet me anë të një analize gjaku. Kur ai është i ulët, prodhon më shumë hormon për stimulimin e tiroides, ose TSH. Kur niveli i TSH-së është mbi 10, kjo do të thotë se ke një çrregullim domethënës të tiroides dhe mbase ke nevojë për mjekime. (Nëse niveli është midis 5 dhe 10, konsiderohesh në kufi dhe mund të kesh nevojë për mjekim). Nëse ke shumë hormon tiroidesh në gjak, prodhon më pak TSH. Nëse niveli i TSH është më i vogël se 0.5, kjo do të thotë se ke një çrregullim hipertiroidik, pra, ke nevojë për një ilaç i cili do të ngadalësojë punën e tiroides, ose do të zëvendësojë punën e saj. Nganjëherë duhet kohë para se të gjesh nivelin e duhur të ilaçeve, por përpiquni të mos bëni një vetëdiagnostikim, ose të përdorni ilaçet e zakonshme që ka në farmaci për tiroidet, sepse ndonjëri prej tyre mund të përmbajë një nivel të rrezikshëm të hormonit të tiroides.

 

2. Anemia

Ju pëlqen mishi, por edhe brokoli? Megjithatë, mund të keni mungesë hekuri apo anemi (sidomos gratë që kanë menstruacione të bollshme). Kjo ndodh shpesh te gratë që janë në moshë pjellore dhe, nëse nuk e zëvendëson hekurin që humbet çdo muaj, atëhere rrezikon të pësosh anemi.

Simptoma të tjera: Përveç lodhjes, mund të ndjesh irritim, dhimbje koke dhe vështirësi në përqendrim. Anemia më serioze mund të shkaktojë marrje mendsh, thonj të brishtë, një lëkurë të zbehtë dhe marrje fryme. Megjithatë, ka njerëz që nuk vënë re asnjë nga këto simptoma. Doktori juaj patjetër do t’ju këshillojë të bëni një analizë gjaku, për të parë nivelin e rruazave të kuqe, por kërkojini të kontrolloni edhe nivelin e feritinës. Jo të gjithë doktorët e japin këtë analizë, por është e nevojshme, sepse mat se sa hekur ke stokuar në gjak. Nëse niveli i ferritinës është nën 12 (te gratë), ai tregon se je anemike. Por edhe kur niveli është pak më i lartë se ky, prapë mund të kesh mungesë hekuri. Ndër masat që mund të merrni është të shtoni ushqimet e pasura me hekur në menunë tuaj: Mishin e kuq, bishtajat, pulën dhe bukën integrale. Eliminoni kafen, çajin dhe qumështin gjatë vakteve, sepse kafeina dhe kalçiumi ndikojnë negativisht në thithjen e hekurit. Nëse keni nevojë për suplemente me hekur, merrni nga ato që lëshohen dalëngadalë në gjak, sepse ato shkaktojnë më pak kapsllëk.

 

3. Nivel i ulët i vitaminës D

Ndjesia e lodhjes dhe këputjes është një nga më të zakonshmet e shkaktuara nga mungesa e vitaminës D. Studimet kanë treguar se, nëse nuk pi qumësht apo nuk përdor nënprodukte të qumështit çdo ditë, je i rrezikuar nga kjo mungesë. Prej saj rrezikohen më shumë edhe njerëzit që janë të mëdhenj në moshë, në mbipeshë, ose kanë lëkurë me ngjyrë të errët. Pse ndodh kjo? Sepse njerëzit e moshuar dhe ata me lëkurë të errët, nuk e sintetizojnë aq lehtë vitaminën D nga rrezet e diellit. Gjithashtu, meqë ajo ruhet në dhjamin e trupit, nëse je mbipeshë, vitamina juaj D ndodhet me shumë në qelizat e dhjamit, sesa qarkullon në trupin tuaj. Për më tepër, studimet e kohëve të fundit, e kanë lidhur mungesën e kësaj vitamine me shumë sëmundje, që nga kanceri, deri te sëmundjet e zemrës dhe osteoporoza.

Simptoma të tjera: Ju mund të keni edhe dhimbje koke, dobësi muskujsh dhe kockash. Mungesa e saj zbulohet me anë të një analize të thjeshtë gjaku. Është e vështirë ta marrësh këtë vitaminë nga ushqimet (burime të mira janë nënproduktet e qumështit dhe peshku). Është e vërtetë se trupi juaj mund ta prodhojë vitaminën D nga ekspozimi në diell, por kjo nuk është shumë e lehtë, sidomos në dimër dhe në vendet pa diell, aq më tepër që kjo mund të shkaktojë kancer të lëkurës. Kështu, ju mund ta plotësoni mungesën e saj me anë të suplementeve. Nëse keni një mungesë të lehtë, keni nevojë të merrni afro 1000 unitete në ditë, por nëse e keni të theksuar, keni nevojë për 2000 unitete. Disa njerëz mund të marrin edhe doza më të larta për njëfarë kohe.

 

4. Depresioni

Megjithëse depresioni është një sëmundje mendore, ai mund të shkaktojë edhe simptoma fizike, përfshi këtu lodhjen. Numri i grave që vuajnë nga depresioni është dyfish më i lartë se ai i burrave, sidomos në disa faza të caktuara të jetës së tyre. “Shumë gra e njohin depresionin që ndodh pas lindjes së fëmijëve, por ato nuk kanë dijeni për ndryshimet hormonale që ndodhin afër menopauzës e që i bëjnë ato më të brishta”, thotë një specialist.

Simptoma të tjera: Ato janë probleme të gjumit, ose fjetja me tepri, shtimi apo rënia në peshë, problemet me përqendrimin dhe marrjen e vendimeve. Përveç simptomave të mësipërme, ja si e dallojnë doktorët kur vuan nga depresioni: “Unë i pyes pacientët e mi, thotë një specialist: “Kur shkon në një festë, zbavitesh? Qesh?”. Nëse ai/ajo më thotë se nuk qesh më dhe nuk është i/e aftë të shohë humorin në shumë gjëra, kjo është një shenjë e madhe”.

Si ta zgjidhësh problemin në këto raste? Të qenit aktiv të ndihmon në format e lehta të depresionit, thotë specialisti. Ideja është ta sforcosh veten për të ndjekur rutinën tënde normale, edhe kur ndjen se nuk të pëlqen. Kjo mund të bëjë të ndjehesh më mirë. Fizkultura e rregullt, gjithashtu, ndihmon disa njerëz me simptoma të lehta. Nëse keni depresion më të rëndë, mund të keni nevojë për një terapi sjelljeje, ose mjekim, ose të dyja bashkë.

 

5. Fibromialgjia

Ky çrregullim, që haset katër herë më shpesh te gratë sesa te burrat, ka simptoma komplekse, përfshi këtu dhimbjen në gjithë trupin për më shumë se 3-6 muaj. Shkaku është i panjohur, por mund të jetë ndonjë problem në sistemin qendror nervor.

Simptoma të tjera: Përveç lodhjes së vazhdueshme dhe vështirësisë për të fjetur, shenjat e tjera të fibromialgjisë janë problemet me përqendrimin dhe ndjeshmëria ndaj dritës, prekjes dhe zërit.

Si diagnostikohet kjo sëmundje?

Deri kohët e fundit, pacienti duhet të kishte dhimbje ose ndjeshmëri në të paktën 11 nga 18 pika të caktuara të trupit, përfshi qafën, ijet dhe gjunjët, por doktorët thonë se tani konsiderohen po aq të rëndësishme edhe simptoma të tjera, sidomos lodhja, problemet me gjumin dhe ato me kujtesën. Ilaçet mund të reduktojnë dhimbjen dhe të ndihmojnë gjumin. Doktorët mund të sugjerojnë të bësh edhe masazhe, joga dhe ushtrime relaksimi. Shtriqjet dhe teknikat e frymëmarrjes mund të ndihmojnë me aspektet fizike të fibromialgjisë, ashtu si edhe me stresin.

 

6. Hepatiti C

Hepatiti C nuk duhet t’ju shkojë së pari në mendje nëse jeni vazhdimisht të lodhur, por ia vlen të merret në konsideratë. Në SHBA, për shembull, një brez i tërë është prekur nga kjo sëmundje, afro 3 milionë njerëz të lindur nga viti 1945-1965. Kjo ndodh sepse deri në vitet ’90, nuk ekzistonte një analizë për hepatitin C, kështu që doktorët nuk arrinin ta diagnostikonin. Shumë njerëz infektohen nëpërmjet transfuzionit të gjakut (disa, nëpërmjet përdorimit të drogës, duke përdorur të njëjtat shiringa). Në çerekun e të infektuarve, virusi largohet vetë, por në 75% të tyre, ai mbetet dhe mund të mos japë simptoma për vite të tëra dhe shumica, as e dinë se e kanë. Kur hepatiti C nuk trajtohet, mund të çojë në cirozë, dëmtim të mëlçisë dhe kancer. Vetëm në SHBA, ai shkakton më shumë se 15 mijë vdekje çdo vit.

Simptoma të tjera: Lodhja dhe simptomat e ngjashme me të gripit që kanë shumë njerëz kur janë të infektuar nga heptatiti C, zakonisht, neglizhohen ose merren gabimisht për diçka tjetër. Disa njerëz me këtë sëmundje nuk kanë fare simptoma. Me anë të një analize, mund të shihen nivelet e larta të enzimave të mëlçisë. Meqë shumë njerëz nuk e dinë se e kanë Hepatitin C, doktori këshillon të bëhet një herë analiza për të. Trajtimi është i gjatë dhe ka plot efekte dytësore, jo të këndshme. Megjithatë, për shkak të ilaçeve të reja, më të perfeksionuara, përqindja e të shëruarve ka shkuar nga 20% në mes të viteve ’90, në 80%, në ditët e sotme.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Për pushime me Olgera Lleshajn Kur më iku avioni...

Next Post

9 raste kur nuk duhet të bësh fizkulturë

Advertisement