Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Pse gratë i kanë duart e këmbët më të ftohta se burrat?

Janë të shumta gratë që kanë ftohtë natën sapo futen në shtrat. Cila grua nuk ka fjetur me çorapet veshur, ndërkohë që burri aty pranë flinte vetëm me mbathje dhe refuzonte çdo lloj prekjeje? Kjo ndodh, ngaqë gratë i kanë shpesh këmbët dhe duart të ftohta, pa e ditur mirë shkakun. Ky i fundit duhet kërkuar te procesi i ngushtimit të enëve të gjakut. Kur termo-receptorët e trupit të një gruaje perceptojnë të ftohtin, ato e devijojnë automatikisht qarkullimin e gjakut drejt organeve jetësore (zemra dhe mushkëritë, për shembull). Sasia e gjakut që shkon në gjymtyrë pakësohet shumë, pra “trupi ynë sakrifikon këto ekstremitete për të ruajtur ngrohtësinë në organet e brendshme”, shpjegon Majkëll Tipton, profesor i fiziologjisë njerëzore në Universitetin e Portsmuthit. Kështu, personat që mbijetojnë në kushte ekstreme, mund të humbasin shpesh gishtat e gjymtyrëve. Por “ngushtimi i enëve të gjakut ndodh më shpejt te gratë”, vazhdon profesori. “Fluksi i gjakut drejt lëkurës ndalohet me shpejt dhe më fuqishëm te gratë sesa te burrat dhe atyre u duhet më shumë kohë që të ngrohen”, shton ai. Kështu, gratë kanë shpesh përshtypjen se kanë më shumë ftohtë sesa burrat, por temperatura e përgjithshme e trupit të tyre është shpesh më e lartë. Fakti që gratë janë më të ndjeshme ndaj të ftohtit, shpjegohet me praninë e estrogjeneve. Ky hormon femëror rregullon funksionimin e enëve të gjakut periferike dhe na bën të ndjejmë më shumë ndryshimet e temperaturës. Mbase ky fenomen është krijuar për të ruajtur fetusin ngrohtë, kur një grua është shtatzënë. Gratë kanë edhe 10% më shumë masë dhjamore sesa burrat, e cila ndihmon në këtë proces. Nganjëherë, fenomeni i ngushtimit të enëve të gjakut është i tepruar dhe shkakton disa patologji, si për shembull, Sindroma e Reinosë, që prek më shumë gratë.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Ronela Hajati: Duhet punë dhe një dozë skandali!

Next Post

Familja nuk ma pranon të dashurin sepse është me ngjyre, si të veproj?

Advertisement