Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Mbushja e dhëmbëve na sëmur!

Lodhje kronike, fibromialgji (dhimbje kronike), depresion, Alzhaimer… Po sikur këto sëmundje të shkaktoheshin nga një helmim prej metaleve të rënda? Kjo është teza që mbron shkrimtarja franceze Fransuazë Kambairak, në librin e saj “E vërteta mbi sëmundjet e reja”, pasi është sëmurur edhe vetë nga mërkuri. Sipas saj, shkaku janë kryesisht mbushjet e dhëmbëve, që na helmojnë nga pak çdo ditë. Ajo u është përgjigjur pyetjeve tona se çfarë konsiderohet një ndotje e trupit nga metalet e rënda…

 

– Si i keni zbuluar ju rreziqet e mërkurit?

Advertisement

– Gjithçka e ka marrë pikënisjen nga eksperienca ime. Para disa vjetësh unë ndjehesha e sëmurë, pa asnjë shpjegim. Kisha dhimbje koke, probleme me kujtesën (nuk gjeja fjalët, nuk njihja njerëzit), kisha dhimbje të përhapura në trup dhe që ndryshonin. Mjekët më thonin vazhdimisht se gëzoja shëndet të plotë, pasi analizat mjekësore nuk tregonin asgjë. Bile, fillova t’i bezdisja, meqë ata nuk gjenin asnjë shpjegim, ndjeheshin si të dështuar. Si paciente, je shumë e shqetësuar: Ndjehesh keq dhe ke dhimbje, por kjo nuk shihet dhe shpjegohet. Në fund fillon të pyesësh veten nëse je normale, nëse nuk është një problem psikologjik.

– Si e bëtë lidhjen mes problemeve tuaja dhe mërkurit?

– Një shoqe që më foli për një mjek, doktor Meleti, i cili thoshte se mbushjet e dhëmbëve ishin shkaktare për simptomat e afërta me të miat, por në atë kohë, këto teza më dukeshin çmenduri. Për mua, dentisti ishte i shenjtë, gati një mik! Nuk doja ta besoja se ai mund të ishte shkaktar i problemeve të mia. Megjithatë, dy vjet më vonë isha aq keq, sa vendosa të shkoja te doktori në fjalë. Bëra analizat që ai më këshilloi dhe që treguan një prani të fortë të mërkurit në gjak, shumë më të lartë se normat. Pasi mërkuri u eliminua, shqetësimet e mia filluan të pakësoheshin, derisa u zhdukën fare. E njëjta gjë ndodhi edhe me time bijë, që vuante nga fibromialgjia (dhimbjet kronike), gjendja e së cilës u përmirësua pas trajtimeve. Atëhere i thashë vetes se të gjithë duhet ta merrnin vesh këtë fakt, sidomos pas vdekjes së doktor Meletit.

– Nuk ju kishin bërë kurrë analiza për mërkurin gjatë gjithë këtyre viteve?

– Jo, kurrë! Këto analiza janë të rralla, aq më tepër që mërkuri nuk dallohet lehtë në gjak apo urinë. Duhet marrë një produkt i veçantë që kërkohet në organe, ku ai ishte stokuar, për ta eliminuar nga rrugët urinare.

– Nëse analizat dalin pozitive, është e mundur ta shkarkosh nga trupi?

– Po, ekziston një trajtim që mund të merret në shtëpi, por është afatgjatë. Kura ime e parë zgjati 7 muaj e gjysmë dhe përmirësimi u shfaq pas 3-4 muajsh. Bëra një pauzë, një test për të kontrolluar nivelin e mërkurit dhe pastaj ribëra një kurë, derisa niveli i mërkurit i pakësua dhe simptomat e mia u zhdukën.

– Nga vjen ky mërkur?

– Burimi kryesor është mbushja e dhëmbëve. Mbushjet me amalgamë (metal) përmbajnë mërkur, i cili arrin të dalë dhe të ndotë trupin. Dentistët vazhdojnë ta përdorin, megjithëse ekzistojnë lloje të tjera mbushjesh, si kompozitet prej rezine. Por problemi kryesor është se janë të pakët dentistët që pranojnë të zëvendësojnë mbushjet që kemi në gojë, pasi u duket diçka e kotë. Në realitet, shumë prej tyre nuk janë në dijeni të rreziqeve që përfaqësojnë mbushjet me amalgamë, të cilat në Francë nuk janë të ndaluara, por në vende të tjera, po. Citojmë këtu Norvegjinë, Suedinë, Danimarkën dhe Kanadanë, ndërkohë që në SHBA, po hiqen progresivisht.

– Mjafton pra të mos vihen më amalgamat dhe të zëvendësohen ato që kemi në gojë?

– Kjo nuk është kaq e thjeshtë, se mërkuri gjendet kudo! Ka në ujin e çezmës dhe nëpër ushqime, sidomos te peshqit, si te peshku-mace, shojza, peshku-shpatë dhe toni. Pa folur për frutat e detit e midhjet sidomos, që kanë nivel të lartë mërkuri. E gjejmë gjithashtu edhe në vaksina, në disa ilaçe dhe produkte higjiene: Koliri për sytë, solucionet për lentet e kontaktit, sapunë për të zbardhur lëkurën e zezë… Pa llogaritur mërkurin e baterive, termometrat që kanë ndotur mjedisin tonë, në llambat ekonomike, ose në laboratoret e fizikës dhe kimisë nëpër shkolla.

– Si ndikon mërkuri në shëndetin tonë?

– Gjëja e parë që duhet të dini është që mërkuri bllokon aftësinë e largimit nga organizmi të të gjitha helmeve të tjera, qofshin ato metale të tjera (plumb, alumin, kadmium), ose ndotës të tjerë, si: Pesticidet apo bisfenoli A. Është ai që quhet “efekti koktej”. Është bërë një eksperiment: Nëse u jepej minjve një dozë shumë e vogël mërkuri apo plumbi, më pak se 1% e tyre vdisnin, por nëse u jepeshin dy doza të vogla në të njëjtën kohë, ata vdisnin absolutisht të gjithë!

Efektet e mërkurit në realitet janë të shumta: Është një neurotoksinë e fuqishme (ai grumbullohet dhe dëmton sistemin nervor), citotoksik (modifikon strukturën biokimike të ADN-së). Por, dihet gjithashtu që është përgjegjës për defiçitet imunitare, që ndërhyjnë në punën e gjendrrave endokrine dhe është helmues për sistemin e riprodhimit dhe kardiovaskular, për muskujt dhe ndikon në rritjen e fëmijës në barkun e nënës, sepse kalon edhe barrierën e placentës.

– Në librin tuaj, ju lidhni metalet e rënda, me sëmundjet e reja që po shfaqen. Cilat janë këto patologji?

– Që në vitet 1980, studiuesit e kanë kuptuar se harta gjeografike e sëmundjes skleroza e shumëfishtë i korrespondonte hartës së vendeve ku viheshin amalgamat e dhëmbëve. Por u vihet gishti edhe sëmundjeve të tjera si ato neurologjike, të tipit të Alzheimerit, autizmi, fibromialgjia, spazmofilia, lodhja kronike, etj., si edhe alergjitë.

– Meqë ka një shumëllojshmëri sëmundjesh dhe simptomash, cilat janë shenjat që mund të na japin të kuptojmë një helmim ndaj mërkurit?

– Për mua, shenja e parë është një lodhje e pashpjegueshme dhe që zgjat. Simptoma të tjera mund ta shoqërojnë, por ato ndryshojnë shumë sipas njerëzve, gjë që e bën prekjen nga mërkuri, shpesh, të vështirë për t’u diagnostikuar. Ndër shenjat mund të gjejmë shpesh problemet neurologjike, në gojë (aftat e përsëritura, diegie të mishrave), probleme të vazhdueshme të ORL-së, që mund të tregojnë se është prekur sistemi imunitar. Me kalimin e kohës, mund të shfaqen probleme me tretjen ose dhimbje të pashpjegueshme. Ashtu si për lodhjen kronike, ekziston rreziku t’i thuash vetes: “Po plakem, ose po i përjetoj keq të 40-tat, është psikologjike, jam i/e deprimuar”. Me një fjalë, të kërkosh një shpjegim psikologjik për një problem që është thjesht një helmim fizik.

 

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Shpiken sutjenat e përhershme

Next Post

Kanceri, një sëmundje e vjetër sa njerëzimi!

Advertisement