Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Konsumimi i peshqve shton jetëgjatësinë

Një studim ka provuar edhe një herë se konsumimi i peshqve është i shkëlqyer për shëndetin, sidomos falë omega-3 që ai përmban. Kjo bën të mundur të zgjatet edhe jetëgjatësia e personave të moshuar. Studimi është kryer përgjatë 16 vjetëve tek afro 27 mijë persona të moshës mbi 65 vjeç, nga studiues të Universitetit të Harvardit e Uashingtonit dhe ka treguar se peshku është i shkëlqyer për shëndetin, sidomos te personat e moshuar. Në fakt, personat 65 dhe më shumë vjeç, që kishin një nivel të lartë omega-3 në gjak, jetonin mesatarisht 2.2 vjet më shumë se të tjerët. Ata kishin edhe një reduktim të rrezikut të vdekjes me 27%, si edhe 35% më pak mundësi që të vuanin nga sëmundjet kardiovaskulare. Shkaku i këtij shëndeti të mirë është peshku dhe sidomos salmoni, trofta e sardelja, të pasura me omega-3. “Konsumimi i peshqve të pasur me acide yndyrore, konsiderohej prej kohësh një ushqim i shëndetshëm, por pak studime kishin vlerësuar deri tani efektet pozitive të omega-3 për shëndetin e të moshuarve”, shpjegon një nga autorët e studimit, para se të shtojë: “Rezultatet e këtij kërkimi konfirmojnë rëndësinë e niveleve të mjaftueshme të omega-3 në gjak për shëndetin kardiovaskular dhe lë të mendosh se, më vonë, në jetë, këto efekte mund të shtojnë jetëgjatësinë tonë”.

Megjithatë, kujdes nga ndotja e peshqve! Megjithëse peshqit janë të shkëlqyer për jetëgjatësinë (këtë e tregon edhe jetëgjatësia e madhe e japonezëve, që e konsumojnë shumë), për fat të keq, ata vuajnë nga ndotja e detrave dhe oqeaneve. Kështu, një studim i publikuar në dhjetor, tregonte se te peshqit është gjetur mërkur (zhivë) dhe efektin e tij negativ te shëndeti. “Sasi të vogla të këtij metali helmues mund të shkaktojnë probleme të zhvillimit të trurit te personat që e konsumojnë, si edhe probleme të tjera të shëndetit”, shpjegonte studimi. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se duhet ta zëvendësoni peshkun me mishin e kuq, efektet e dëmshme të të cilit në sistemin kardiovakular njihen tashmë. “Zgjidhja nuk është të ndalohet konsumimi i produkteve të detit, por, nëse është e mundur, të reduktohet apo eliminohet ndotja me mërkur. Në pritje, njerëzit duhet të vazhdojnë të konsumojnë peshq duke zgjedhur produktet që kanë një nivel të ulët të mërkurit, si karkalecat, harengën, merlucin apo bakalaron”, thonë studiuesit.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Familja nuk ma pranon të dashurin sepse është me ngjyre, si të veproj?

Next Post

A është serioze lidhja juaj?

Advertisement