Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Kanceri, një sëmundje e vjetër sa njerëzimi!

Kanceri nuk është sëmundje e kohëve të fundit, por mijëravjeçare. Para disa kohësh, u gjet pranë Nilit një skelet që i përkiste periudhës 1200 vjet p.e.s, i cili na ka lejuar të zbulojmë disa sekrete. Falë teknologjisë së re, studiuesit zbuluan se ky njeri ka qenë sëmurë nga kanceri. Sipas shkencëtarëve, kanceri është një sëmundje që mund të marrë përmasa dramatike në dhjetëvjeçarët e ardhshëm. Ndryshe nga ajo që kemi shpesh tendencë të mendojmë, kjo sëmundje nuk është e “keqja e shekullit”, por ka prekur njerëzit, që prej shfaqjes së tyre në tokë. Shpesh kemi tendencë ta bashkangjisim kancerin me faktorë të lidhur me mjedisin ku jetojmë: Ndotjen, ushqimin, jetën sedentare… por ky degjenerim qelizash mund të jetë edhe gjenetik.

Arkeologët, pra, kanë bërë një zbulim interesant për të kuptuar këtë sëmundje. Gjatë kërkimeve në Sudan, ata kanë zbuluar skeletin e një burri që ka vuajtur nga kanceri para më shumë se 3200 vjetësh. Burri, i vendosur në një varr që tregonte se ai kishte një lloj pozite në shoqëri, mosha e të cilit ishte ndërmjet 25 dhe 35 vjeç, kishte vuajtur nga një kancer me metastaza, megjithëse shkencëtarët nuk mund ta përcaktojnë me saktësi që ky ishte shkaku i sigurtë i vdekjes së tij. Ky është rasti më i vjetër dhe më i plotë që afirmon se kanceri ka qenë i pranishëm edhe para mijëra vjetësh. Me gjithë mjetet moderne që disponojmë sot, shkencëtarët nuk kanë arritur të gjejnë shkaqet ekzakte të “dëmtimeve që tregojnë një kancer të indeve të buta”. Autorët e kërkimit shprehin disa hipoteza, si shkaqet kancerogjene të mjedisit (tymi i drunjve të djegur, etj.), ndaj të cilit mund të ketë qenë ekspozuar ky njeri gjatë jetës së tij.

Megjithëse ky zbulim fsheh ende në vetvete sekrete, ai u ka ofruar shkencëtarëve “perspektiva të reja mbi historinë dhe lashtësinë e sëmundjes, si edhe shkaqet e mundshme dhe përparimin e saj”. Ai gjithashtu do të lejojë të kuptohet “si ka evoluar sëmundja përgjatë historisë së njerëzimit”. Shkencëtarët kanë përfunduar analizat e tyre duke shpjeguar se ky zbulim “mund të jetë një element kyç në gjetjen e mjeteve për të luftuar një nga problemet më të mëdha të shëndetit, në shekullin XXI”.

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Mbushja e dhëmbëve na sëmur!

Next Post

Burri më tradhtoi me një plakë!

Advertisement