Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Jeni kursimtar apo dorëshpuar?

Kur flitet për para, nuk është gjithmonë e lehtë të arsyetosh qetësisht, t’i dallosh gjërat qartë. Në rastin tuaj, jeni më shumë si një milingonë që e grumbullon paranë dhe nuk e shpenzon lehtë, apo si gjinkalla që nuk mendon për të nesërmen, por do të shijojë jetën? Për ta kuptuar më qartë, përgjigjjuni pyetjeve të testit tonë:

 

1. I paguani faturat sapo i merrni?

Advertisement

a. Po

b. Nuk e di

c. Jo

 

2. Vendosni të ecni në këmbë për të kursyer lekët e biletës së autobusit?

a. Po

b. Nuk e di

c. Jo

 

3. I evitoni kazinotë apo lojërat e fatit?

a. Po

b. Nuk e di

c. Jo

 

4. Vini rregullisht ca para mënjanë?

a. Po

b. Nuk e di

c. Jo

 

5. Ju teprojnë gjithmonë paratë në fund të muajit?

a. Po

b. Nuk e di

c. Jo

 

6. Bëni pazar kur blini diçka?

a. Po

b. Nuk e di

c. Jo

 

7. E fikni gjithmonë dritën kur ikni nga dhoma?

a. Po

b. Nuk e di

c. Jo

 

8. I blini produktet që janë me zbritje?

a. Po

b. Nuk e di

c. Jo

 

9. E dini situatën tuaj bankare në çdo moment?

a. Po

b. Nuk e di

c. Jo

 

10. Nëse do të fitonit një llotari, do t’i mbanit të gjitha paratë për vete?

a. Po

b. Nuk e di

c. Jo

 

11. Jeni në kërkim të një biznesi të suksesshëm?

a. Po

b. Nuk e di

c. Jo

 

12. I kritikoni blerësit kompulsivë (ata që blejnë një gjë që u pëlqejnë, pa u menduar gjatë)?

a. Po

b. Nuk e di

c. Jo

 

13. Përpiqeni ta zbrasni gjithë tubetin e pastës së dhëmbëve para se ta hidhni?

a. Po

b. Nuk e di

c. Jo

 

14. Përpiqeni t’i jepni makinës me një shpejtësi ekonomike, për të konsumuar më pak karburant?

a. Po

b. Nuk e di

c. Jo

 

15. E kontrolloni makinën tuaj çdo vit?

a. Po

b. Nuk e di

c. Jo

 

16. I riparoni rregullisht këpucët tuaja?

a. Po

b. Nuk e di

c. Jo

 

17. Garderoba juaj është pothuajse bosh?

a. Po

b. Nuk e di

c. Jo

 

18. I ruani kutitë e bojërave për lyerje nëse janë gjysmë bosh?

a. Po

b. Nuk e di

c. Jo

 

19. E survejoni konsumimin e ujit?

a. Po

b. Nuk e di

c. Jo

 

20. Përdorni disa herë të njëjtën qeskë çaji?

a. Po

b. Nuk e di

c. Jo

 

21. Përpiqeni të kufizoni kohëzgjatjen e bisedave telefonike?

a. Po

b. Nuk e di

c. Jo

 

22. Përpiqeni ta mbani vetë llogarinë e shtëpisë, pasi nuk ju pëlqen t’ua lini të tjerëve?

a. Po

b. Nuk e di

c. Jo

 

23. Disa prej rrobave tuaja i keni prej vitesh në dollap, megjithëse nuk i vishni, pasi nuk ju pëlqen të hidhni gjërat që janë blerë me para?

a. Po

b. Nuk e di

c. Jo

 

24. Hani ushqime që nuk ju pëlqejnë, sepse nuk doni t’i hidhni?

a. Po

b. Nuk e di

c. Jo

 

Përgjigjet

Nëse keni më shumë a. Jeni shumë kursimtar/e

Pikët tuaja tregojnë se jeni shumë kursimtar/e. Kjo do të thotë se nuk do t’ju mungojnë pothuajse kurrë paratë dhe që keni vënë aq sa duhet mënjanë për ditët e vështira. Kjo filozofi është e mirë derisa paraja të mos kthehet në fiksim. Nëse ndodh diçka e tillë, edhe kur nuk jeni keq nga ana financiare, ju do të shqetësoheshit së tepërmi për situatën tuaj financiare dhe do ta kishit të vështirë të shpenzonit para. Ju duhet të përfitoni edhe nga kënaqësitë e jetës dhe të mos rrini duke numëruar çdo lek që harxhoni. Megjithëse paraja nuk blen lumturinë, të lejon t’i ofrosh vetes disa kënaqësi të vogla, por të çmuara.

 

Nëse keni më shumë b. Ju e menaxhoni me qetësi buxhetin tuaj

Megjithëse nuk ju pëlqen ta shpërdoroni paranë lart e poshtë, nuk jeni nga ata/ato që i mohojnë vetes herë pas here blerjen e ndonjë artikulli luksi. Megjithëse duket se dini t’i menaxhoni mirë financat tuaja, mos harroni se të planifikosh të ardhmen, është po aq e rëndësishme sa të dish të përfitosh nga e tashmja.

 

Nëse keni më shumë c. Nuk i kushtoni shumë vëmendje asaj që shpenzoni

Ju nuk jeni shumë kursimtar/e, bile mund të themi të kundërtën. Nuk i kushtoni shumë vëmendje asaj që shpenzoni dhe kjo është një cilësi e vlerësuar nga miqtë tuaj, por kjo mund të tregojë edhe një mungesë maturie. Ju përfitoni nga e tashmja, në vend që të parashikoni të ardhmen, gjë që me kalimin e kohës mund t’ju krijojë probleme. Përpiquni ta kontrolloni pak më mirë buxhetin tuaj dhe, nëse është e mundur, të vini ca para mënjanë për ditët e vështira. Kot nuk thotë populli: “Paraja e bardhë për ditë të zezë”.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Si e përballoni krizën e të 40-ave?

Next Post

Test: Si është dëshira jote seksuale?

Advertisement