Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Fizkultura e trupit, është fizkulturë edhe për trurin

Një grup specialistësh të Universitetit të Minesotës në SHBA, që merren me veprimtarinë intelektuale, kujtesën dhe shëndetin mendor të njerëzve, kanë arritur në përfundimin se ushtrimet aerobike të moshës së rinisë (20 vjeç) ndihmojnë për të ruajtur trurin, kujtesën e forcën e përfytyrimit, gjatë gjithë jetës. Në një nga eksperimentet e tyre morën pjesë tre mijë njerëz të shëndoshë të moshës 20-25 vjeçare. Gjatë testeve speciale, shkencëtarët mësuan me hollësi se si e thith trupi i njeriut oksigjenin gjatë ushtrimeve fizike, vrapit dhe se si ua transporton atë muskujve. Pas 20 vjetësh, i njëjti test u përsërit. Pjesëmarrësit duhej të vraponin derisa t’u merrej fryma dhe të mos qëndronin dot më këmbë nga lodhja. 25 vjet pas testit të parë, pjesëmarrësit në eksperiment bënë prova të tjera me anën e të cilave duhet të evidentohej gjendja shëndetësore e trurit dhe aftësia mendore.

Doli se njerëzit që patën sukses në testin e vrapimit herën e parë, e kishin kujtesën më të mirë pas 25 vjetësh, madje edhe në kushtet kur pinin duhan, vuanin nga diabeti ose kolesterina e lartë. Kësisoj, specialistet u bindën se marrja me sport në rini është e dobishme jo vetëm për shëndetin fzik, por edhe për atë mendor. Ky studim i fundit është në akord të plotë me studimet dhe eksperimentet që janë bërë më parë. Edhe mjekët kanë arritur në përfundimin se sa më shumë të merret njeriu me sport, sidomos në moshën e rinisë, aq më i mbrojtur është nga skleroza, infarkti, kanceri, sëmundja e Alzhejmerit, sëmundjet neurologjike dhe të tjera.

 

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Po të mos fluturojnë, do të notojnë...

Next Post

8 arsye pse dështojnë dietat...

Advertisement