– Kam parë në ëndërr sikur përballë kisha dy tavolina. Në njërën ndodhej një një mijë lekësh prej hekuri, i vendosur në formë këndi dhe në tavolinën tjetër ndodhej një unazë floriri që vende-vende ishte e vjetëruar dhe vende-vende, shkëlqente. Mes dy tavolinave unë shkova mora unazën dhe e vendosa në xhep. Aty më doli një fëmijë dhe unë i thashë: “Nëse e dëshiron, e kam unë” dhe aty, u zgjova. Faleminderit. Një zotëri.
– Ëndrra ka lidhje me jetën tuaj private dhe se si e mendoni jetën tuaj në lidhje me gjithçka që ju rrethon. Po të kishit marrë monedhën, do të kishit marrë ndonjë lajm, jo me shumë rëndësi, por që do t’ju habiste disi. Unaza, të cilën e keni futur në xhep, tregon që ju jeni para një vendimi, por dyshoni në hapin që do të hidhni. Fëmija tregon një person përballë jush që duket shumë i/e ndjeshëm. Jeni gati t’i jepni gjithçka, ama s’e shprehni dhe pikërisht këtu qëndron pengesa. Mesazhi i ëndrrës suaj është që ju të shpreheni dhe të thoni çfarë mendoni në lidhje me gjithçka, si me jetën private, ashtu edhe me atë të rrethit shoqëror. Vendimet nuk janë të vështira për t’u marrë, nëse jeni totalisht të vendosur brenda vetes.