Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

7 gjëra që duhet t’i bëni patjetër në Brazil!

 

Janë të shumta klishetë për Brazilin, si futbolli, samba dhe bikinit e grave. Nëse doni të vizitoni këtë vend të bukur, ja 7 gjëra që duhet t’i bëni, për të përjetuar një eksperiencë ndryshe!

 

Advertisement

Të ndiqni një mësim samba

Samba, në brazil, është sport kombëtar, bile zë vendin e parë, para futbollit. Brazilianët kërcejnë shumë, gjatë gjithë kohës dhe mbi të gjitha shumë mirë, gjë që do t’ju bëjë shpejt të ndjeheni si të ngurtë dhe të ngathët. Mendohet se samba ka lindur në favelat (lagjet e varfra) të Rios në fillim të shekullit XX dhe emri i saj ka origjinë afrikane, që do të thotë “kërthizë me kërthizë” ose “të jesh i gjallë”. Çdo vit, shkollat e sambës së Rios, që janë institucione të vërteta, konkurrojnë gjatë karnavaleve të qytetit për të marrë titullin e çmuar të shkollës më të mirë. Në pritje të karnavaleve, ju mund të merrni mësime për turistët dhe të shkoni të stërviteni mbrëmjeve në baret e lagjes boheme të Lapas, në Rio.

 

Të pini një Kaipirinja të vërtetë!

Nëse keni zakon të pini Kaipirinja “me luleshtrydhe”, ose edhe më keq akoma “kaipiriskas” (versioni me vodka), harrojeni menjëherë këtë zakon të keq! Në Brazil, kaipirinja është e shenjtë! Ky koktejl, i krijuar nga fshatarët, prej të cilëve ka marrë edhe emrin, duhet të përbëhet vetëm nga Cachaça (alkool nga kallami i sheqerit), limoni jeshil, akulli dhe sheqeri i kallamit, asgjë tjetër. Receta e saj mbrohet nga ligji si një pasuri kombëtare! Atëhere, për të vepruar njësoj si brazilianët, pijeni të thjeshtë. Kërkoni thjesht një kaipi, duke pritur t’ju shërbejnë vaktin (që do kohë të vijë, pasi në Brazil e marrin shtruar, e zgjasin kohën e aperitivit).

 

Merrni me qira një mik brazilian

Nëse në çdo restorant që do të zgjidhni do të gjeni afër një turist që porosit të njëjtën gjellë me ju, atëhere ju duhet të harroni guidën që keni në dorë dhe të zgjidhni burime të tjera! Kush mund ta bëjë këtë më mirë sesa vendasit? Ky është propozimi që bën Alicia në sitin e saj “Merr me qira një mik vendas”. Kjo braziliane nga Sao Paulo, që ka studiuar në Evropë, ka filluar ta propozojë këtë shërbim në Rio, para se ta zgjerojë në gjithë Brazilin dhe tani, edhe në botë. Parimi është i thjeshtë: Zgjedh një qytet, fut qendrën tënde të interesit (gastronomi, dizajn, sport, natyrë, histori…) dhe zgjedh mikun. Gjatë një dite, ky i fundit do t’ju udhëheqë të shihni qytetin në prizmin e banorit vendas, me cepat e humbur, sekretet e adresat krejtësisht të panjohura për turistët…

 

Të njohësh arkitekturën e Oskar Niemejer-it

Personaliteti i vërtetë i Brazilit, më shumë se Zhizelë Bundshen, Ronaldo apo Dilma Rusefi (presidentja e vendit), është ai, Oskar Niemejeri. Ky arkitekt me origjinë nga Rio, e ka rimodeluar krejtësisht fytyrën e Brazilit bashkëkohor dhe të lirë, me ndërtimet e tij largpamëse, me linja të thjeshtuara, kurbat e të cilave frymëzohen nga format femërore. Në vitet ’50, ai merr pjesë në krijimin e kryeqytetit të ri administrativ, Brazilias, të cilit ia ndërron krejtësisht pamjen. Po, një qytet i tërë sipas imazhit të tij! Largohuni pra nga plazhet plot diell për të vizituar Brazilian, këtë gur të çmuar arkitektural, që e ka zili gjithë bota. Aty kuptojmë më mirë historinë e vonshme të vendit, të ndarë mes diktaturës ushtarake, lirisë dhe bumit ekonomik.

 

Hani me kilogramë

Ku hanë brazilianët gjatë pushimit të drekës? Në restorantet me kilogramë! Kjo traditë shumë e përhapur në Amerikën e Jugut është përvetësuar në masë nga brazilianët, kudo që janë dhe pavarësisht nga klasa e tyre shoqërore. Këto restorante-bufe me vetëshërbim, propozojnë një shumëllojshmëri të madhe gjellësh. Merr aq sa do, e peshon dhe e paguan sipas peshës. Në fillim bëhej fjalë për një kuzhinë familjare. Brazilianët që dalin pak nga shtëpia për të drekuar, mund të gjejnë kështu edhe jashtë, ushqimin e shtëpisë. Sot, gjërat kanë ecur përpara. Në Rio gjen restorante me kilogramë bio, gastronomikë, etj. Megjithatë, kujdes me llogarinë në fund…

 

Zbuloni një nga 10 plazhet më të bukura në botë

Ato janë 10 në gjithë botën dhe njëri prej tyre gjendet në Brazil. Do të ishte për të ardhur keq nëse nuk do të përfitonit prej këtij rasti që e keni para syve. Tani, “para syve” është fjala, sepse në realitet, nuk është e lehtë të shkosh në plazhin Lopez Mendes. Për të pasur fatin që ta zbuloni, duhet të shkoni së pari në Ishullin e Madh (Ilha Grande), 150 km nga Rio, duke udhëtuar nja dy orë me anije. Ky ishull shumë i egër (nuk ka rrugë, vetura, benzinato) ka shërbyer për një kohë të gjatë si burg për kriminelët më të rrezikshëm të vendit e pastaj, vend për leprozët; një reputacion i keq që ka mbajtur larg turistët dhe e ka lënë ishullin të virgjër. Kur të shkoni atje, duhet të kapërceni xhunglën për afro 3 orë për të arritur më në fund në këtë hapësirë të pamatë me rërë të bardhë, parajsë e sërfit dhe një sekret i ruajtur mirë. Në horizont, nuk ka anije (lundrimi është i ndaluar). Parajsë e vërtetë!

 

Filloni Acain

Brazili zotëron një nga rezervat më të mëdha në botë me fruta dhe bimë: Amazoninë. Brazilianët nuk hezitojnë të shfrytëzojnë gjithë pasuritë që ka, qoftë për shëndetin, bukurinë, apo gastronominë. Moda e fundit është fruti i Acait. Kjo kokërr e vogël e kuqe është e pasur me antioksidues, acide aminike, acide yndyrore, fibra, vitamina, etj., që bën të mundur parandalimin e plakjes dhe disa sëmundje. Ne e konsumojmë tashmë në Evropë në formë pilulash, por në Brazil, e konsumojnë në formë akulloreje. Në Rio, të gjithë, pa përjashtim, konsumojnë akullore me acai në plazhet e Kopakabanës dhe Ipanemës deri në atë pikë sa studiuesit amerikanë janë duke studiuar përbërjen e saj, me qëllim që ta imitojnë dhe të krijojnë akulloren e parë “që bën mirë për shëndetin”. Mos lini pa e provuar pra, mes dy kaipirinjave dhe një mësimi sambe.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Je i/e rezervuar sa duhet apo e tepron me sinqeritetin tënd?

Next Post

Mrekullitë e kuzhinës së lashtë egjiptiane: Gjellë me lëng toni

Advertisement