Mirëmbrema  Gazeta Intervista. I përgjigjem atij burrit 49 vjeç që kërkon një lidhje me një të moshës deri në 47 vjec. Unë jam 42 vjeçe beqare  pa martuar. Ose kush është i interesuar për lidhje serioze deri në 50 vjec un jam beqare 42 vjeçe kujt i intereson te marrë  te numri im që e gjeni në redaksi.

Jam një zonjë nga Vlora 48 vjeçe, jam e ve dhe kërkoj një zotëri 58-60 vjeç.Jam me shkollë të lartë dhe e punësuar dhe dua që zotëria të jetë po ashtu  i punësuar. Numrin e gjeni në redaksi.

Rezarta nga Tirana, 54 vjeçe,beqare për arsye pretendimesh,me arsim të lartë, e punësuar në shtet, rrjedh nga një familje qytetare me shumë edukate dhe kulturë. Kërkoj lidhje serioze me një zotëri serioz, beqar,me arsim të  lartë,i punësuar dhe me familje të mirë, nga Tirana. Ju lutem i interesuari të lerë një numër tel. Në redaksi.

Jam një zonjë 49 vjeçe, e punësuar në shtet, e ve fëmijët i kam në punët e tyre. Kërkoj një zotëri që të ketë të njëjtin hall, të jetë nga jugu. Numrin e lini në redaksi.

Jam një zonjë 41 vjece nga Shqipëria e mesme e divorcuar,  s’kam fëmijë. Kërkoj një djalë me të vetmin motiv martesën. Djali të jetë deri 45vjec, i ve ose i divorcuar, të mos ketë fëmijëme, të jetë njeri i mirë, i sinqertë dhe familjar. Kjo është pasuria ime dhe këto kërkoj edhe nga mashkulli që po kërkoj me anë të gazetës tuaj. Të interesuarit të lenë nr telefoni në gazetë. Ju lutem të  kthejë përgjigje  kush plotëson kushtet e njoftimit. Jo tallje,ju lutem!

Jam 55 vjeçe, burri më ka vdekur. Kërkoj të njihem me një zotëri nga Tirana që jeton i vetmuar. Numrin e keni në redaksi.

Jam Elida nga Elbasani, jam 50 vjeçe. Lë numrin në redaksi për më shumë detaje për të interesuar rreth kësaj moshe.

Përshëndetje! Jam një zonjë 42 vjeçe, e divorcuar, kam një fëmijë 13 vjeç. Jam intelektuale, shumë aktive në jetë,  banuese në Tiranë, kërkoj një person ku të

rrugëtojmë së bashku gjatë gjithë jetës tonë. Personi duhet të jetë nga mosha 42-50

vjeç, të jetë me banim në USA, Zvicër ose Angli, të jetë sportiv, aktiv. Lini numrin tuaj në redaksi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *