Keni dëshirë ta bëni partnerin edhe më të dashuruar pas jush? Është një detyrë paksa e vështirë, por mundimi ia vlen…

Për t’ia arritur kësaj, zgjidhni ndërmjet 37 këshillave që po ju japim. Ju sigurojmë që kanë sukses, sepse kjo është vërtetuar!

Joshni sytë e tij

Te një burrë, shikimi është shqisa që ka lidhje direkt me eksitimin. Edhe ju e mendonit diçka të tillë? Atëhere, përfitoni!

1. Krijoni një mjedis me dritë të mpakët

Krijoni një ambient romantik në sallon ose dhomë. Drita duhet të jetë e ngrohtë, me ngjyrë të verdhë, portokalli ose të kuqe. Mos e zgjidhni jeshile ose blu, sepse janë ngjyra të ftotha, jo të përshtatshme për eksitim!

2. Investoni në qirinj

Blini ca qirinj aromatikë. Ato krijojnë një aureolë drite shumë të përshtatshme për intimitetin. Nëse qiriri është në tavolinë dhe rreth e rrotull është errësirë, ju do të ndjeheni më të afërt; së bashku, brenda të njëjtit rreth drite.

3. Zgjidhni ngjyra të ngrohta

Në dhomën tuaj ose në sallon, zgjidhni ngjyra të ngrohta, coha të tipit etnik, tapete, jastëkë, perde të trasha. Është mirë edhe të mbizotërojë elementi i drurit, që e bën mjedisin më të ngrohtë. Evitoni stilin minimalist, metalik, të ftohtë dhe të zhveshur. Ai është anti-erotik!

4.  Zbukurohuni

Zbukurohuni! Burrat kanë një kod joshjeje erotik që kalon nga sytë. Ashtu si demat reagojnë ndaj ngjyrës së kuqe, edhe ata reagojnë ndaj estetikës femërore. Preferoni veshjet me ngjyrë të ngrohtë, seksi, sugjeruese, pa qenë vulgarë dhe sidomos, që nxjerrin në pah trupin tuaj. Besoj se në këtë drejtim, dini të zgjidhni, nuk është nevoja t’ju japim këshilla…

5. Grimohuni

Grimohuni. Sidomos buzëkuqi supozohet nga entologët që ka një rezonancë shumë erotike. Thuhet se ai përfaqëson fryrjen e seksit femëror, që skuqet kur është i eksituar!

6. Sugjeroni

Megjithëse pamja është erogjene, nuk ka nevojë të tregosh gjithçka menjëherë. Në zgjedhjen e veshjeve është më mirë të mos e teproni me nudon. Një dekolte sugjeruese që zgjon imagjinatën është shpesh më erotike sesa një bluzë krejt transparente që bën të duket gjoksi!

7. Lëvizni në mënyrë erotike

Shikimi nuk ka lidhje vetëm me atë që është e palëvizshme, ai kap edhe lëvizjet… dhe disa gjeste janë shumë eksituese, kur janë të përfshira në një kontekst erotik. Kaloni gjuhën në buzë, kryqëzoni këmbët, përkëdhelni kofshën tuaj me një dorë, zbërtheni një kopsë të këmishës.

8. Vini një pasqyrë në dhomë

Vini një pasqyrë në dhomën tuaj të gjumit. Eksitoheni edhe më shumë duke parë tjetrin t’ju përkëdhelë.

Joshni veshët

Pas shikimit, dëgjimi është shqisa e dytë më e rëndësishme. Ai merr pjesë fuqishëm në krijimin e një mjedisi erotik…

9. Zgjidhni një muzikë sensuale

Zgjidhni një muzikë sensuale, këngë romantike, mallëngjyese, balada, sepse është emocioni që e krijon erotizmin. Mund të zgjidhni në funksion të shijeve tuaja personale, ose muzikën që ju pëlqen të dyve.

10. Lexojini një poemë dashurie

Lexojini një poemë dashurie, atë të një poeti të njohur, ose ndonjë që e keni shkruar për të! Kur të dëgjojë zërin tuaj të dashuruar, do të mallëngjehet dhe emocioni dashuror është fillimi i një erotizmi të thellë e të nxehtë, pra, i një kënaqësie të fuqishme!

11. Lexoni së bashku një libër erotik

Lexoni së bashku një libër që keni zgjedhur. Ky stimulim do të kalojë nga veshët, në trurin e tij…

12. Flisni me zërin tuaj prej të dashuruare

Në intimitet, folini me zërin tuaj prej të dashuruare, mbase duke pëshpëritur, ose mbase pak të ngjirur. Sido që të jetë, jo me zërin tuaj të zakonshëm, por me një zë të rezervuar për intimitet.

13. Flisni me nënkuptime

Folini me nënkuptime. Thuajini fjalë me kuptime të dyfishta. Kjo krijon një bashkëpunim dhe një buzëqeshje që afron trupat.

14. Folini në shtrat

Kur të jeni duke bërë dashuri, folini, thuajini emrin, lavdëroni aftësitë e tij dhe bëjini të ditur se sa shumë e dëshironi. Do të shihni reagimin e tij të menjëhershëm. Kur të arrini orgazmën, rënkoni, klithni apo bëni ç’të doni, vetëm mos rrini e heshtur!

Joshni nuhatjen

Shqisat e shijes dhe të nuhatjes janë nga më primitivet, receptorët e të cilave janë vendosur në qendër të trurit tonë, aty ku ndodhet edhe pjesa arkaike e trurit. Ja përse ato kanë kaq rëndësi në pjesën kafshërore të seksualiteit, e cila zbukurohet kur është e lidhur edhe me ndjenjat tona të thella. Atëhere, mësoni t’i stimuloni për ta bërë partnerin tuaj edhe më të dashuruar pas jush…

15. Përgatisni një ushqim afrodiziak

Dashuria kalon nga stomaku. Përgatitini partnerit një vakt me ushqime afrodiziake. Ka me qindra mundësi zgjedhjeje në internet apo libra.

16. Propozojini të nuhasë parfumin tuaj të preferuar

Propozojini atij të nuhasë parfumin tuaj të preferuar. Afrojeni hundën te një kruasan, një ëmbëlsirë ose në një lule dhe thoni me pamje të mrekulluar: “Ky është parfumi që preferoj unë, mbaji erë…”

17. Spruconi në ajër një parfum joshës

Spruconi në ajër një parfum të ngrohtë dhe joshës, si për shembull, aroma e ambrës apo vaniljes, ose zgjidhni shkopinj erëmirë që digjen.

18. Kaloni një mbrëmje të bukur në kopështin tuaj

Zgjidhni një mbrëmje me kohë të bukur dhe dilni në kopësht që të dy, për të thithur aromat e luleve që janë më tërheqëse në darkë.

19. Parfumosni të linjtat tuaja

Parfumosni të linjtat tuaja, fusni qeska të vogla me lavandë në çarçafët tuaj, për shembull.

20. Ofrojini një parfum që ju pëlqen juve

Ofrojini një flakon me kolonjë që ta përdorë menjëherë dhe t’ju shtojë dëshirën për t’i marrë erë lëkurës së tij.

21. Përgatisni një banjë aromatike

Hidhni disa pika vaji esencial në banjën që do të bëni së bashku ose edhe ti vetëm, për ta bërë lëkurën më të butë dhe erëmirë.

Favorizoni kontaktet

“Dashuria është fërkimi mes dy epidermave”. Kjo thënie është e paplotë, sepse dashuria është më shumë se kaq, por nuk mund të mohojmë që lëkura është receptori më i gjerë dhe më intim i ndjesive. Të gjithë mund të shohin, dëgjojnë dhe nuhatin (nëse je parfumosur), por jo të gjithë mund të të prekin. Atëhere, përfitoni nga intimiteti, për të shkuar pak më larg…

22. Prekeni sikur po e bëni pa dashje

Qëndroni shumë afër tij, në perimetrin e tij intim, sepse zakonisht, vetëm njerëzit e afërt mund t’i lësh të të afrohen më shumë se 50 cm. Vini dorën në krahun e tij duke folur, rregullojini një tufë flokësh, ose bëni sikur fshini një thërrime (jo të vërtetë) nga këmisha e tij…

23. Prekeni me këmbë poshtë tavolinës

Prekeni me këmbë nën tavolinë. Është një gjest klasik, por që vazhdon të elektrizojë atmosferën. Mund t’i bëni edhe një përkëdhelje të vogël nën tavolinë, si për shembull, të kaloni dorën te kofsha e tij.

24. Në një vend me shumë njerëz, shtrëngohuni pas tij

Po mbani radhën në kinema, po merrni pjesë në një manifestim? Shtrëngohuni pas tij, sikur po ju shtyjnë. Ai nuk do ta kuptojë në e bëni me qëllim apo jo, ama dyshimi e shton erotizmin.

25. Ftojeni të bëni fizkulturë të bashku

Ftojeni të bëni ecje të shpejtë, not në një pishinë. Kur djersini së bashku, afërsia e trupave shtohet. Megjithatë, evitojeni nëse nuk i pëlqen sporti.

26. Përkëdhelni lëkurën tuaj para tij

Përkëdhelni krahun, faqen, një tufë flokësh, sikur t’ju dukej shumë e butë. Kjo do t’ia shtojë edhe më shumë dëshirën t’ju prekë gjithashtu.

27. Folini shumë afër

Folini shumë afër, te veshi, që të ndjejë ngrohtësinë e frymës suaj, ose buzën tuaj në qafë, sikur jeni duke i pëshpëritur një sekret.

28. Në shtrat, zgjidhni çarçafë të butë

Zgjidhni çarçafë të butë dhe të lëmuar, prej sateni apo mëndafshi, të parfumosur, pra, gati për një moment të nxehtë.

29. Propozojini një masazh trupor

Nuk ka të krahasuar ndjesia e rehatisë dhe mirëqenies që provohet gjatë një masazhi. Nëse atij i dhemb gjëkundi, përfitoni! Në kurriz, gju, qafë… Nëse duart tuaja janë eksperte për masazh, ai do të imagjinojë që dini të shkoni edhe më larg…

Parashikoni

Ta bësh një burrë më të dashuruar dhe të krijosh një atmosferë erotike; kjo gjë përgatitet. Parashikimi i kënaqësisë është kënaqësi më vete. Për këtë arsye, sa mirë është të shijoni surprizat, po aq mirë është të përfitoni edhe nga gjërat e mira që keni përgatitur që më parë.

30. Në telefon, folini me përkëdheli

Nëse guxoni, thuajini në telefon të gjitha përkëdheljet që keni dëshirë t’i bëni në darkë, në fundjavë apo gjatë pushimeve të ardhshme. Kjo mund të mjaftojë për të elektrizuar atmosferën.

31. Shkruajini një deklaratë dashurie

Shkruajini një deklaratë dashurie, duke i detajuar gjithçka që doni të bëni së bashku.

32. Organizoni takime dashurie

Sigurisht që improvizimi është fantastik, por ky moment edhe mund të përgatitet. Një shembull: Rezervoni një ditë ku të rrini gjithë ditën të dy në shtrat, pa bërë asgjë tjetër.

Ndani gjëra, qeshni së bashku

Për ta bërë më të dashuruar, krijoni një mjedis erotik dhe bëjeni edhe atë pjesëmarrës; mos jini e vetmja aktive në këtë lojë.

33. Zbavituni duke i marrë fjalët me nënkuptime erotike, kur ai të thotë diçka.

34. Flisni për çështje intelektuale

Flisni për gjëra intelektuale së bashku, sepse të filozofosh, të ndjehesh inteligjent me tjetrin, është gjithashtu, shumë erotike.

35. Qeshni së bashku

Qeshni të bashku, thuajini njëri-tjetrit histori për të qeshur, shkoni të shihni një film komik, sepse të qeshësh heq pengesat, ju bën të kënaqeni së bashku.

36. Përshtatuni me partnerin

Jo të gjitha burrat janë njësoj! Njëri deklaron se ka dëshirë të bëjë dashuri me një grua pasi ka bërë fizkulturë dhe është djersitur, një tjetër adhuron çorapet edhe poshtë xhinseve, një i tretë, një grua që fle nudo në shtrat…

37. Kujtojini kujtime të përbashkëta

Risillni në mendje kujtimet e bukura të kaluara bashkë, eksperiencat e ndara, joshëse dhe eksituese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *