Mbase mendonit se gruaja ideale për një burrë ishte Anzhelinë Zholi apo Sharliz Teron… Jo, e keni gabim, kjo është vetëm gruaja e fantazisë së tyre.

Vajza që ata duan përkrah duhet të ketë virtyte të tjera. Lexoni më poshtë për të mësuar cilat janë ato fazë pas faze, që nga njohja, deri te lidhja…

1. Ruani pak misterin

Le të themi se ende nuk njihemi. Ne burrat jemi në një bar duke pirë një birrë me shokët, ndërsa ju femrat jeni në shtëpi duke u nisur e stolisur. Çfarë duhet të keni parasysh? Së pari, ashtu siç ka thënë një shkrimtar italian: Moda është lufta mes instiktit natyral të të veshurit dhe instiktit po natyral të të zhveshurit. Megjithatë, shumicës së burrave nuk i pëlqen që peshorja të anojë nga zhveshja. Sipas sondazhit, 58% e burrave preferojnë një veshje seksi që të tërheqë vëmendjen e tyre, por jo të “gjelave” të tjerë që janë rrotull. 35% mendojnë se duhet të mbetet pak mister për të ngacmuar imagjinatën dhe vetëm 5% pranojnë se do t’i shkonin nga pas një vajze me minifund dhe dekolte të theksuar. E gjitha kjo ka shpjegimin e saj: Një grua provokuese bën që burri të ndjehet i pasigurtë dhe të mendojë se nuk është ai që e drejton lidhjen.

2. Ti më dukesh fytyrë e njohur…

Kjo është një nga taktikat me të cilat djemtë u afrohen vajzave që u pëlqejnë. Në një festë, vajza ideale për 52% të burrave është ajo që flet me gjallëri me të gjithë, por pa u munduar të duket si mbretëresha e festës. Vetëm 7% prej tyre u pëlqen që të jeni në qendër të vëmendjes, por nuk është mirë edhe të qëndroni në një cep duke pritur që ndonjëri t’ju vërë re dhe të afrohet.

Mendo që çelësi i suksesit të Merlin Monrosë nuk ishin flokët apo format, por buzëqeshja e saj e ëmbël. 29% e burrave sigurojnë se cilësia femërore që i çarmatos më shumë është ëmbëlsia. Nëse, përveçse të ëmbla, tregoheni edhe të dashura, fitoni më shumë pikë: 29% e burrave u shprehën të entuziazmuar para idesë që femrat t’u hidhen në qafë, t’i puthnin dhe përqafonin në publik. Ja diçka tjetër që u pëlqen 26% të burrave: Inteligjenca. Por, kujdes, askujt nuk i pëlqenin vajzat që hiqeshin sikur dinin gjithçka dhe nuk u kërkonin mendim të tjerëve. Në lojën e joshjes, të jesh inteligjente do të thotë ta bësh të ndjehet mirë objektin e dëshirës tënde.

3. Afrohu më pranë meje…

Tani jeni përballë njëri-tjetrit. Çfarë duhet bërë? 30% e burrave u shprehën se mërziteshin nëse vajzat fillonin të bënin rolin e koketës, të lëshonin shikime… me një fjalë, të luanin rolin, si një aktore kinemaje. Diçka tjetër që i ftoh shumë ata: Nëse i përgjigjeni telefonatës së ish-të dashurit tuaj, pikërisht në momentin kur buzët tuaja afrohen për herë të parë. Atëhere, duhet t’i përgjigjeni apo jo? 43% e burrave u përgjigjen se duhet t’ia hapni telefonin atij, por vetëm për t’i thënë hapur dhe qartë se tani jeni me një tjetër dhe nuk doni që t’ju bezdisë më, por pati edhe 30% që preferonin që vajza të mos ia hapte fare telefonin.

4. Më në fund, në shtrat…

Epo kemi arritur te mobilja e preferuar e burrave! Në shtrat, cilësia më e vlerësuar, e preferuar për 40% të tyre, është të qenit krijuese. Burrave u pëlqen që ju të shpikni gjëra të reja për të evituar rutinën. 23% e burrave u shprehën se u pëlqenin gratë që dinin ta shijonin seksin dhe 23% të tjerë, kur partneret e tyre ndjeheshin mirë me trupin që kishin, me një fjalë, që nuk mbuloheshin gjithë kohën. “Burrat ndihen të lodhur me gratë që nuk vlerësojnë as trupin e tyre, as potencialin e tyre seksual. Askush nuk e ka trupin e përkryer dhe, nëse një grua shqetësohet shumë se ka celulit ose tule, është e paevitueshme që të mendojnë se herët a vonë ato do të mendojnë edhe për tulet e partnerit”, thotë seksologu. Gjithashtu, një grua që di të shijojë seksin, rezulton edhe shumë joshëse. Pse? “Sepse na liron nga barra e rëndë për të luajtur rolin e “prodhuesit të orgazmave”. Ajo i di aftësitë e veta dhe i tregon pa patur ndrojtje, kështu që partnerit i lehtësohet puna dhe nuk i duhet të kërkojë gjithë natën zonat e saj erotike.

Këto aftësi vihen re që në lojërat paraprake. Për vite me radhë është thënë se burrat mërziten gjatë lojërave paraprake. Kjo nuk është aspak e vërtetë. 48% e burrave u shprehën në favor të 15 minutave të kënaqësisë pa penetrim dhe 27% të tyre u pëlqen ta zgjasin deri në 20 minuta. Për burrat që nuk mund të kenë orgazma të shumëfishta si gratë, kjo është një mënyrë për të zgjatur kënaqësinë. Gjithmonë është thënë që janë një parathënie, një lloj aperitivi, por nuk është e vërtetë. Lojërat paraprake mund të konsiderohen si pjesë e takimit seksual.

Nga ana tjetër, burrat ankohen shumë për pasivitetin e grave në shtrat, por kjo nuk do të thotë që burrat ëndërrojnë të lidhen me femra të thekura për seks. Disa burra mund të mbeten si të paralizuar para një gruaje shumë aktive. Çelësi është të tregohesh bashkëpunues me tjetrin, që të ketë një alternim të roleve.

5. Më pas…

Keni kaluar një natë të bukur së bashku. Seksi ka qenë fantastik. Ja pyetja që i bëjnë shpesh gratë vetes: Mos iu dhashë tepër shpejt, ai do të mendojë keq për mua dhe do të më lërë? Përgjigjja është “jo”, të paktën për 41% të burrave të pyetur. 30% e të anketuarve u përgjigjën se, nëse vajza jepet që në takimet e para, do të mendoheshin mirë para se të vendosnin të lidheshin me të. Po sikur t’u propozoje një seancë të dytë seksi pasi keni bërë dush? Do të bëje të lumtur 37% të burrave. Nëse do të përmirësosh përqindjen, duke e çuar atë deri në 42%, sugjerojmë të hani mëngjes bashkë.

Sigurisht, ka edhe nga ata djem që nuk duan ta shohin më me sy vajzën me të cilën kanë kaluar natën dhe largohen përgjithmonë nga ajo. Lista e vajzave të tilla “toksike” është e gjatë: Janë ato që nuk kanë sensin e humorit (nga të cilat do të largoheshin 80% të burrave), torollaket dhe antipatiket (70%), ato që flirtojnë majtas dhe djathas (42%), ato që flasin vazhdimisht me ose për ish-të dashurin (64%), të fiksuara pas punës (59%), ato që rrinë gjithë ditën e natën nëpër bare dhe diskoteka (50%), etj.

Sido që të jetë, sipas seksologut, ajo që urrejmë më shumë ne burrat është kur partnerja nuk na admiron për aq sa mendojmë se vlejmë dhe, ç’është më e keqja, të vlerësojë te burrat e tjerë, diçka që ne e dimë me siguri se e kemi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *