Nga Ndriçim Mesiti

Ishin ditët e para të dhjetorit të vitit 92. Sapo hyra në shtëpi pas nje pune te lodhshme gjate gjithe dites ne komisariat. U lava, u ndërrova dhe, direkt gjume. Isha i lodhur gjithë ditën saqë nuk kisha fuqi të haja atë darkë të vonuar në orën 11 të natës… S’di si ma kapi veshi, por nëpër gjumë dëgjoj zilen e telefonit dhe në anën tjetër të telefonit zerin e shefit tim,Dullës. 
-Bos! Çohu,urgjent dhe hajde në Komisariat se kemi grabitje! Vishu shpejt se po të pret  makina poshtë!
Shoh orën që kishte kapercyer të 12.00.E paskam bërë një ore gjumë, thashë me vehte. Nisem shpejt dhe sapo arrita në oborr, ç’te shoh?! I gjithe Komisariati ishte në këmbe, a thua se ishte ora një e ditës dhe jo një e natës…! Nga oficeri i informacionit mesoj se në zonen ku sherbeja kishte ndodhur grabitje e pronarit italian të fabrikës së këpucëve,i pari investim i huaj në Tirane.

Shkojme tek zyra jone tek Medreseja me kolegun tim Luanin. Zyra jonë ishte në katin e dytë të asaj vile të bukur që quhej në vitet ’90 “Reparti i Policisë tek Medreseja”! S’kishim nga t’ia nisnim dhe i them Luanit:

-Ja fusim një tavëll se dua të të marr hakun e pasdites. Më kishte mundur dje pasdite…
“Prapë do të mund”, më tha kolegu I zyres ! Dhe kështu kërciti zari, ndërsa mendimet kërcisnin diku tjetër ! 
Teksa zari përplasej fushes se tavllës degjoj zërin e mbushur të shefit nga poshtë në oborr: 
– Hajde, o gomar,çfarë ben!

– Luaj tavell,çfarë të bëj?- I them unë që nuk e kisha mendjen fare tek tavlla dhe vrap zbrita në oborr.

-Une do shkoj ne spital ne reaminacion tek italiani që është plagosur me thikë në mbrojtje të pronarit te tij,kurse ti me shef Arbenin do të shkoni të verifikoni nje person !
– O shef ! Ç’ke o burri dheut, mos bëj si zjarrfikese!- i -them unë per ta qetesuar, ndërkohë që edhe vetë nuk isha më pak i shqetesuar sa ai dhe ia bëra. -20 mije dollaret janë grabitur dhe i kanë  grabitësit,ndersa italiani është në dore të doktorëve,kurse ne jemi ne dorë  te Zotit në këtë orë të vonë! 
– Tallu ti tallu! -më tha shefi dhe me makinë u largua drejt spitalit!
Kurse une me Fiatin Tipo te cilin e drejtonte vete shefi krimeve i drejtorise, Arbeni, u nisem andej ku më tha shefi.
-Çimi do e zbulojme kete krim? , pyeti Arben dhe si psheretiu shtoi: – Ka marre dijeni vete Presidenti Republikes!
-Shiko! Nese e zbuloj çfarë do me japesh si shperblim? – i them Benit,dikur koleg,ndersa sot  shefi me larte i krimeve i Tiranes.
-Do te jap shperblim 300 mije leke, ma kthen ai seriozisht
-Jo,- i them. – Kete shperblim ma jep vete ministri se do e zbuloj,kurse nga ty dua 15 dite leje shtese,sepse filloj lejen nje muaj me 20 dhjetor, ngaqe do iki per here te pare jashte shtetit ne Gostivar tek nje miku im atje!
-U tha ,u bo! –foli me nje ton  te prere Beni dhe me keto fjale u ngjitem ne katin e peste,duke trokitur ne nje apartament.Deren e hapi nje vajze bjonde tek 30 me moshe,e hequr ne fytyre,e cila na veshtronte me ca sy te trembur.

-Mirembrema!

– Mirembrema, u pergjigj ajo.

-Vijme nga Drejtoria e Tiranes,deshem te bisedonim per nje problem me ju.- u hodh e tha Beni.

Urdheroni brenda!

Ashtu ne kembe ne mes te koridorit Beni e pyet:

Ku punoni?

-Infermjere tek dispanceria.

Kur e keni lënë punën?-Ndërhyra unë.

-Si zakonisht turnin e dytë e mbyllim në orën 9 te darkës.-tha ajo,e cila për asnjë çast nuk hiqte vështrimin pyetës tek ne dhe me nje ton te larte vazhdoi- Ç’keni që më pyesni ? Ç’farë kam bërë unë? Nuk kam asgjë për të thënë

-Mirë mirë qetësohu se je e lodhur.-ia bëri Arbeni me synim per t’iu shmangur bisedës pa interes me infermieren dhe duke dalë i uruam natën e mirë.

-O shef ! Ajo ishte aut komplet dhe nese e zgjasnim biseden me  të nëse ajo ka qenë dëshmimtar okular në ngjarje i bënim dëm vetes, -theva heshtjen unë gjatë rrugës së kthimit në Komisariat.

-Mirë Çimi,mirë,unë po të përcjell në Komisariat dhe tani kemi nje fjalë te lënë bashkë.

-Patjeter!

Pa u vonuar u ula në tavolinën e punës.
I jap një forcë të paimagjinueshme gjëndjes time psikologjike! Punën në zonë për kontrollin e elementeve me prirje te theksuara kriminale e kisha ndërtuar në mënyrë perfekte,për sa i përket marrjes se informacionit! Kisha nje besim te patundur ne vetvete.
Mos e zgjas! Teksa mesnata po thyhej ne syte tane te hapur,vete me gishtat te zhdervjellet ne makine shkrimi, perpiloja planin per zbulimin, dokumentimin dhe goditjen ne kohe te autoreve te kesaj ngjarje te rende qe ishte e pandodhur me pare ne kryeqytet.
Sigurisht konfirmoi planin shefi im dhe miratoi shefi i Komisariatit ! Tashme ne ndihme kisha dhe inspektore te tjere te policise kriminale,puntorë policie te cilet punonin kush me stilolaps dhe kush nganjehere me shkop gome…

Ashtu sic isha i pagjumë,por në fakt as që më bënte pershtypje të nesërmen e ngjarjes që herët në mëngjes u ndodha në zyrën e pronarit italian të fabrikës së këpucëvë. Nuk  tha ndonjë gjë që mund të na çonte në indentifikimin e autorëvë të cilët i kishin grabitur cantën. Nuk i njihte më parë dhe as që i mbante mend si fytyra. Deklaroi në kallzim që kishte patur në cantë vetëm 20 mijë dollarë.
Puna ime e organizuar ne zone nuk me tradhetonte. Shoqërohen disa persona në Komisariat,te cilët kishin dijeni per rrethanat e hetimit te kesaj ngjarje të rëndë. Nga procesverbali i pyetjes së tyre u be e mundur të percaktohet rrethi i personave që ishin autorët e mundshëm te grabitjes së cantës me dollarë te pronarit italian. Nga ora ne orë përpilimi me korrektesi i planit te masave po jepte frutet e veta! Prane meje si nje trup i vetem ishin shefi im dhe ai i komisariatit.
Nje çast ne oborr te Komisariatit,degjoj zerin e Yllit, puntori policise qe punonte ne zone me mua, i cili me nuhatjen e tij, i ngazellyer po i  thoshte nje grupi kolegesh :

– Vetëm shefi im ka me e zbuluar këtë ngjarje,ju të tjerët jeni kot!
Ndërkohë ishte dita e trete pa gjume ne sy.
Orkestra per te interpretuar kengen e zbulimit te autoreve dhe kapjes se tyre ishte bere gati! Violine e pare isha vete! Detaji fundit ishte plan i operacionit per kapjen e autoreve!
Kjo iu la shefit  te rendit te Komisariatit Petritit, specialist i afte dhe njeri me autoritet.
-Te keqen. -i them. – Nuk duhet te deshtojme ne kapjen e tyre! Rrethimi te jete perfekt nga krahët dhe ne distance! Ne hyrjen kryesore do veprojme une, shefiim,shefi komisariatit, Kastrioti dhe dy agjentë të policiese kriminale.
Ora 23.00 e dites se trete. Nisemi nga komisariati qetesisht si nje trup i vetem, me nje shpejtesi qe do na i kishte zili çdo trup speciale policore brenda e matane kufijve dhe arrijme ne vendin e duhur per kapjen e autorëve. Zbatimi perfekt i planit te masave,per kapjen e autoreve, na beri esell.
Bingo! Keqbërësit u kapën në banesat e tyre,duke mos u dhënë asnje mundësi që ata të largoheshin.   Mirë u kapën, por tani është faza e provës materiale per t’i vënë para pergjegjësisë!
Kruaj ballin dhe me vete thoja:Ah mor Çim Mesiti ç’të ka gjet! (Me humor pa humor kujtoja shprehjen e pathare nga koha jo e largët :Nuk kanë kala qe nuk marrin komunistët)
Njeri nga autoret hyn në zyrë. Pranë meje nje inspektor, koleg i policise kriminale.
“Para nje jave ke pire kafe me mua dhe shefin e komisariatit.Kjo eshte kafja !-, i them autorit te dyshuar dhe vrik, duke u larguar nga zyra ime e hyre tek zyra e shefit komisariatit, i dhashe si paradhenie nje grusht të beftë

– Shtrihu pak ketu ne krevat se je i keputur!
Pas pak në zyrën e shefit hyn kolegu.
-Shef do shkojme te marrim çanten e pronarit italian se ai me tha qe ka te drejte shef Çimi e meritoj ndeshkimin!
As oret e Zvicres nuk punonin me ate saktesi qe punonin oret tona te punes!
Shefi im Dulla me porosit mua:

– Bos! Sekuestro çanten,ndersa une po shkoj te marr dollaret se i kane fshehur ne vend tjeter!
 Ora 02.00. Ne krevatin e zyres sime ishte shtrire laboranti kriminalist Agimi,kurse ne krah kisha Kujtimin, puntori e policise (semundja e keqe i mori jeten para kohe) Po shihte liste pagesat e punonjesve te Fabrikës së Këpucëve ku punonte gruaja e tij! Unë ndërkohë po rregjistroja çdo gjë që kishtë ne çantë. Nje çast me kap dora nje zarf! E hap dhe brenda saj 2 milion lireta! Autoret e grabitjes nuk e kishin vene re kete zarf. Po keshtu kur i mora kallzim pronarit italian me perkthyese, ai deklaroi vetem 20 mije dollare! Pra,sipas rrethanave, tani Zoti po me provokonte ne karakter. Me dukej sikur me thoshte: “He Çim jane liretat e tua keto! Askush veç teje nuk mund t’i marri, perfito nga rrethanat! “
Por ky i padukshmi fuqiplote harronte, apo bente sikur harronte qe isha djali i Ramazan dhe Hava Mesitit! 
Ejjjjj! Kujtim zgjohu, tunda shokun time që po dremiste. Eshte njelloj si t’i gjesh ne rruge keto 2 milion lireta! Unë po i shkruaj në procesverbal:
Pika 8-dy milion lireta me prerje….
Ndërkohë vjen Dulla me dollaret ne zyre.

– Kemi dhe 2 milion lireta ! – i them, ndersa ai me puth ne balle! 
-Te kam shok, te kam mik, te kam Bos!
…..Ngjarja ben buje dhe “sfilohem” tek TVA.
Festojme ne nje dreke fundvitin tek ura Limuthit si kolektiv i policise se Komisariatit,ku merr pjese drejtori Policise se qarkut, Safeti! Ne krah te majte te tij shefi I komisariatit, ndersa ne krah te djathte shefi im, Dulla dhe une!
Nje çast ngre goten e rakise me fund me drejtorin me krahet e lidhur me njeri tjetrin duke i thene:
-Drejtor se mos na nxjerrin ne reforme ngaqe kam baben komunist!
– Dal une ne reforme dhe ti nuk del me thote ky shpirt demokati i vertete, per te cilin aq sa qe ne krye te Drejtorise se Policise Tirane gezonte respekt maksimal!
Në fakt, kjo biografia e “keqe ” ka qene tumori I karieres sime!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *