– Unë që po ju shkruaj jam një studente në vitin e parë në Elbasan. Quhem Meri. Dua të di cila është domethënia e përshëndetjes dhe si bëhet përshëndetja në situata konkrete? A është përshëndetja thjesht një gjest mirësjelljeje apo diçka më tepër? Dua një përgjigje të plotë e të saktë nga psikologu, pasi për këtë çështje diskutojmë vazhdimisht…

Amarilda Garuli, psikologe, email ilda.garuli@gmail.com:- Përshëndetje Meri! Përsa i përket përshëndetjes dhe domethënies së saj, është një nga format e komunikimit. Përshëndetja është gjest ose shprehi formale ose familjare në një rast takimi, është akt komunikimi që ne marrim kontakt me një individ tjetër,është një fjalë por mund të jetë edhe një gjest socializimi, simpatie, kundrejt personit që kemi përballë. Përshëndetja është në varësi të situates por edhe njohjes ose jo të personit që i drejtohet. Në situatë konkrete si bëhet përshëndetja për t’iu referuar pyetjes tuaj, përshembull ,gjithmonë në varësi të situatës, por kur nuk e njohim personin bazohemi te fjala e parë e përshëndetjes që na bën ai ose ajo. Përshëndetja zgjat pak por është e rëndësishme sepse na bën të kuptojmë më shumë për karakteristikat e personit që kemi përballë. Edhe intonacioni me të cilin përshëndesim na jep informacion për subjektin me të cilin po përshëndetemi. Forca e komunikimit është shumë e rëndësishme në marrdhëniet që krijojmë kur ne përshëndetemi. Shpesh harrojmë se mjaft rëndësi ka edhe ritmi i të folurit, toni i zërit, gjestet që shoqërojnë të folurën, ashtu si dhe postura e trupit që marrim në ato momente, mimika e fytyrës. Të gjitha të marra së bashku shpesh ndodhin pa i kuptuar dhe përgjithësisht  tregojnë shumë informacion për personin që jemi , atë që kemi përballë,apo për marrdhënien që kemi .Përshëndetja është gjest mirësjelljeje në situata të zakonshme në komunikimin e përditshëm. Kur përshëndesim dikë ne jo gjithmonë duam të hyjmë në marrdhënie me të apo të ndërtojmë komunikim në aspektin e njohjes dhe kontakte të zgjatura në bisedë. Është thjeshtë një përshëndetje që në varësi të ambientit apo situatës i drejtohet një subjekti si formë mirësjelljeje.

 Përshëndetja ndryshon kur i drejtohet njerëzve që njohim. Ajo është më tepër se gjest mirësjelljeje në këtë rast, ajo është më konfidente, më e ngushtë , shpreh më tepër emocion. Për  nga mënyra se si ne përshëndesim dikë  kuptojmë dhe se çfarë marrdhëniesh shoqërore ose jo kemi me personin tjetër. Në kultura dhe vënde të ndryshme të botës, përshëndetja merr forma dhe kuptime të caktuara që nuk janë të njëjta, ndryshojnë nga njëra tjetra. Disa tregojnë më shumë interes dhe afërsi në komunikimi se disa të tjerë, për pasojë format e përshëndetjes janë më shumë të ngrohta se në një kulturë tjetër, që janë më të prerë, më të ftohtë dhe për rrjedhojë pak më të shkujdesur në komunikim. Duke marrë parasysh disa arsye të përmendura, tregohet që përshëndetja si formë komunikimi është gjest mirsjelljeje por ka raste që përdoret dhe si pjesë e rëndësishme në komunikim për krijimin e marrëdhënieve më konfidenciale dhe të afërta me një person të caktuar. Gjithë të mirat !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *