Që të jesh një partnere e jashtëzakonshme në shtrat, duhet të njohësh sekretet e eksitimit mashkullor. Nëse arrin të kuptosh se çfarë ndjen ai, do të mund t’i stimulosh gjithë trupin, nga koka, deri te këmbët. Je gati për të parë nga afër si reagon trupi i tij kur eksitohet dhe si duhet vepruar?

Pjesa e përparme e trupit

  1. Sytë

Nëse sytë e mashkullit shohin diçka seksi, kjo aktivizon zonën e trurit, përgjegjëse të dëshirës, prandaj kushtoju rëndësi lojërave paraprake. Për shembull, zhvishu dalëngadalë para tij dhe shihe në sy gjatë seksit. Bebëzat e tij zmadhohen kur sheh diçka që e eksiton dhe, nëse e sytë e tij janë kështu, kjo do të thotë se i pëlqen ajo që ti bën. Përveç kësaj, studimet kanë treguar se bebëzat e zmadhuara janë joshëse për seksin e kundërt. Kështu, edhe ti do të eksitohesh shumë.

  1. Hunda

Qarkullimi i gjakut në hundë përshpejtohet gjatë eksitimit dhe hunda, e cila është e mbushur me mbaresa nervore, bëhet shumë e ndjeshme. Vrimat e hundës kontraktohen dhe fryhen, duke e detyruar të marrë frymë me gojë. Preke hundën me buzë ose gudulise me qerpikë, sepse do t’i pëlqejë.

  1. Gjoksi

Eksitimi bën që të shtohet edhe qarkullimi i gjakut dhe temperatura në sipërfaqen e lëkurës. Thithat fryhen, forcohen dhe bëhen më të ndjeshme. Kalo gjuhën mbi to, në fillim ngadalë dhe shtoje stimulimin, ndërkohë që shtohet eksitimi i tij. Kur të jetë duke arritur orgazmën, pickoji me delikatesë. Do ta çmendësh fare!

4. Zemra

Në fillim, zemra e tij rreh shpejt dhe me forcë, duke provuar tensionin seksual të nevojshëm për të arritur orgazmën. Problemi qëndron se, sapo të ketë grumbulluar energjinë e nevojshme, ai do të dojë të mbarojë sa më parë të jetë e mundur. Nëse ndërroni pozicion herë pas here, rrahjet e zemrës së tij do të ngadalësohen dhe, në këtë mënyrë, marrëdhënia seksuale do të zgjasë më shumë (dhe orgazma e tij do të jetë shumë më e fuqishme). Në momentin e orgazmës, pulsi do të shohet me 180-200 rrahje në minutë (në periudhë të qetë, janë 60-90 rrahje në minutë) dhe gradualisht, zemra do të rikthehet në stadin e saj normal, pas 10-15 minutash.

  1. Stomaku

Njdesia që ndjen një burrë kur është me një grua që i pëlqen dhe që shpjegohet si “fluturza në stomak”, ka një arsye: Në momentin që fillon të eksitohet, venat e stomakut fillojnë të kontaktohen dhe gjaku shkon në penis e në muskujt që e rrethojnë. Kjo lëvizje e shpejtë e gjakut shkakton një ndjesi të këndshme, kështu që vizato me gjuhë një vijë që shkon nga barku deri te penisi, për ta intensifikuar këtë ndjesi.

  1. Gjendrrat mbiveshkore

Kur mashkulli është i përgatitur për veprim, këto gjendrra ngarkohen me detyrën për të çliruar adrenalinë në gjak Procesi përshpejton pulsin dhe frymëmarrjen. Pasojat? Ngrihet niveli i tij i energjisë dhe ai bëhet i shpenguar… Për këtë arsye, mos u çudit nëse, gjatë seksit, thotë diçka pikante ose sillet në mënyrë më të egër nga ç’e pret.

  1. Penisi

Kur një burrë eksitohet, gjaku vërshon në dy kavitetet që ndodhen brenda penisit. Nga aftësia e tyre fryrëse, varet madhësia e organit të tij seksual të erektuar; ka prej tyre që e trefishojnë madhësinë, siç ka të tjerë që rriten fare pak. Ndërkohë që organi forcohet, gjaku vazhdon të qarkullojë me intensitet që ereksioni të vazhdojë. Pjesa e brendshme e penisit dhe maja marrin më pak gjak, prandaj bëhen shumë të ndjeshme. Do t’i provokoje ndjesi shumë të këndshme nëse do ta stimuloje në këto pika.

  1. Testet

Gjatë eksitimit, testet bëhen shumë të ndjeshme dhe qesja e tyre kontraktohet, duke bërë që ato të ngrihen lart dhe të ngjiten pas trupit. Në fillim, përkëdheli ngadalë dhe butë. Do të shohësh se sa më shumë t’i stimulosh, aq më shumë do të ngrihen. Kur të jetë shumë i eksituar, testet do të jenë gati për një trajtim pak më të “vrazhdë”, kështu që shtoje presionin mbi to. Kur mashkulli arrin orgazmën, muskujt që ndodhen në pjesën e pasme të skrotumit, kontraktohen që sperma të arrijë në penis. Në këtë moment, provo t’i largosh butë testet nga trupi. Ky veprim do të ketë rezultate magjike.

  1. Kofshët

Meqë pjesa e sipërme e kofshëve është afër organeve gjenitale, gjaku që shkon atje, i bën edhe ato të ndjeshme. Para seksit, puthe butë në këtë zonë ose gudulise me flokë. Gjatë aktit dhe orgazmës, kofshët kontraktohen dhe tensionohen, kështu që, menjëherë pasi të ketë arritur orgazmën, masazhoja gjithë zonën që ta relaksosh. Do t’i pëlqejë shumë!

Pjesa e pasme e trupit

  1. Truri

Truri çliron substanca kimike që kushtëzojnë atë që ndjen dhe dëshiron në fazën e eksitimit. Kur dopamina përshkon organizmin e tij, do të të dëshirojë me zjarr dhe do të jetë momenti i përkryer për të provuar çfarëdolloj gjeje që të pëlqen. Do t’i pëlqejë të shohë se sa e guximshme mund të arrish të jesh. Truri i tij “fiket” për disa momente pasi ka arritur orgazmën dhe më pas prodhon oskitocinë. Do të vësh re se do të bëhet i dashur, por pak si i budallallepsur.

  1. Veshët

Ato janë të mbushura me mbaresa nervore, kanë lëkurë shumë të hollë dhe nuk kanë muskuj. Ato bëhen shumë të ndjeshme ndaj prekjes. Në stadin e eksitimit seksual, fluksi i shtuar i gjakut i bën një zonë të përkryer për stimulimin. Kafshoji lehtas llapat e veshit që ta eksitosh edhe më shumë.

  1. Goja

Kur ai eksitohet, pështyma bëhet më e trashë dhe pakësohet. Jepi një të puthur me gjuhë duke i kaluar gjuhën nëpër dhëmbë e gjuhë.

  1. Shtylla kurrizore

Sistemi nervor që gjendet në shtyllën kurruzore është një lloj “polici trafiku” për trurin. Funksionet e tij janë:

a. Të mbushë penisin me gjak dhe të mbajë ereksionin,

b. Të nxisë rrahjet e zemrës,

c. Të kontraktojë shpejt muskujt që të bëjë të mundur ejakulacionin.

Mbaresat nervore të shtyllës kurrizore janë të lidhura drejtpërdrejt me ato të penisit, kështu që, gjatë lojërave paraprake, gërvishte lehtë me thonj në kurriz ose masazhoje me gjoksin tënd. Rezultatet do t’i vësh re menjëherë.

  1. Perineu

Pjesa delikate e lëkurës që ndodhet mes testeve dhe anusit, fryhet dhe kthehet në një pikë të nxehtë, duke qëndruar shumë e ndjeshme gjatë gjithë seksit. Nëse ushtron presion të lehtë me lëvizje rrethore gjatë lojërave paraprake ose penetrimit, do t’i shkaktosh partnerit ndjesi shumë të fuqishme. Stimulimi i perineut do të thotë gjithashtu; stimulim i gjendrrës prostatike, që është pak a shumë pika G mashkullore; një lojë erotike me efekt të dyfishtë.

  1. Të pasmet

Të pasmet (sidomos anusi) është i mbushur me mbaresa nervore që bëhen më të ndjeshme kur afrohet orgazma. Nëse të pëlqen, kushtoji kësaj zone gjithë kujdesin që meriton. Nëse jeni në pozicionin e misionerit, vizatoji me mollëzat e gishtërinjve rrathë të mëdhenj në të pasmet.

  1. Këmbët

Mund të të çudisë ky fakt, por këmbët e tij, sidomos gishtërinjtë, janë të lidhur me penisin. Kjo ndodh ngaqë zona e trurit që rregullon ndjesitë që shkaktohen në këmbë, ndodhet afër zonës që kontrollon ereksionin e tij. Prekja këmbët ose bëji masazh kur situata bëhet më e nxehtë. Nëse je sipër tij me fytyrë nga këmbët, tërhiqja pak, pikërisht disa momente para orgazmës. Kështu do t’i çosh sinjale të fuqishme penisit. Kur ejakulon, ka mundësi që kontraktimet e fuqishme të bëjnë që këmbët e tij të harkohen dhe të shkunden në mënyrë të pakontrollueshme, bile dhe gishtërinjtë të ngërthehen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *