Përshëndetje, kam një pyetje për doktorin e zemrës. Doktor, doja të dija sa është numri i rrahjeve të zemrës sipas moshës? Unë jam 58 vjeç dhe më duket sikur ndonjëerë kam rrahje më shumë se zakonisht dhe ndonjëherë më pak. Faleminderit

Dr.Taulant Gishto, kardiolog, klinikaustriake@gmail.com, Rruga 5 maji Kompleksi Concord, Tiranë, +355674744777 +355662770750:-Përshëndetje! Vlerat normale të rrahjeve qëndrojnë nga 60 deri në 100. Nën 60 është bradikardi, mbi 100 është takikardi. Është normale nëse ndjen rritje apo ulje të të rrahurave brenda këtij marzhi. Madje, dhe nëse ka lëvizje të lehtë përtej këtij diapazoni, nuk ka ndonjë problem të rëndësishëm nëse rrahjet janë të rregullta dhe nuk janë në terren të aritmive. Megjithatë, nëse ndjeni shqetësim, duhet patjetër të lini orar vizite me kardiologun tuaj. Një vizitë rutinë do ishte mëse e mjaftueshme. Këtu futut elektrokardiograma dhe ekokardiograma. Nëse mjeku konstaton ndonjë problem të rëndësishëm me ritmik, ka dhe si mundësi t’i bëjë monitorim 24 orësh të ritmit. Kjo realizohet me një regjistrues që quhet holterritmi. Në varësi të rezultateve, ka dhe skema të ndryshme mjekimi, të cilat i japin zgjidhje pothuaj çdo problemi që mund të haset. Të shkuara!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *