Udhëkryq

Është epilektik dhe me rreh

Jam e lidhur me një djalë dhe në fillim raportet tona ishin shumë të mira.  Partneri im vuan nga epilepsia. Ne duhemi shumë me njeri-tjetrin por shpesh kemi mosmarrëveshje dhe në momentin që partneri im nervozohet më ofendon shumë. Sjelljet e tij ndryshojnë dhe dy herë ka ushtruar edhe dhunë fizike mbi mua. Problemi tjetër është se asnjëherë nuk mundohet të më kuptojë vetëm ka dëshirë të bëhet si thotë ai. Tani dëshiron që të bëjmë edhe fejesën por kam shumë frikë se nuk do të ndryshojë aspak gjendja e tij. Prej disa kohësh jam njohur me një djalë i cili edhe pse e di që jam e lidhur prap nuk leshon pe. Edhe pse s’i kam dhënë asnjë shpresë asnjëherë është i kuptushëm dhe i qetë, ose të paktën ashtu duket. Jam në një situatë mjaft të keqe dhe friksohem se nëse unë fejohem ky djalë mund t’i bëjë diçka vetes në anën tjetër nuk jam e sigurtë se sa është e drejtë të fejohem me atë njeri apo jo.Unë e dua shumë dhe s’mund të heq dorë nga ai por më mban një lloj frikë shumë të madhe edhe pse partneri im kur është  i qetë sillet shumë mirë me mua.  Ju lutem mos ofendoni vetëm me jepni një mendim sepse jam në dilemë. Faleminderit!

-Bëj zgjedhje sa je në kohë. Kur e ka bërë dy herë dhunën mund t’a bëjë prap në vazhdim. -Mos e lëndoni veten se me vonë vijnë në jetë fëmijët e ky ndoshta ushtron dhunë edhe mbi to. Matilda

-Lëre atë të sëmurë. Boll se je i sëmurë rri urtë, po përdor edhe dhunë mor pis. Franco

-Kjo është pak e vështirë për ne sepse ti e di ç’të thotë zemra, por në këtë rast duhet të dëgjosh dhe trurin. Roza

-Mjafton që të ka dhunuar dy herë akoma rri  me të apo do të dalësh në lajme. Je në kohë thuaj ik zhduku me gjithë nervat e tij, një jetë kemi. Të uroj gjithë të mirat. Maria

-Bletë punëtore qenke,  paske dy kunguj nën një sqetull. Araniti

-Po me njerin shko ditën me tjetrin rri natën, ç’të të themi ne  Djali simpatik

 

 

– A ka ndonjë gjë që keni dashur ta thoni me zë të lartë, të bërtisni, të ngrini zërin në familje, në punë apo kudo dhe s’e keni bërë? Përse? Lola.

-Kam dashur shumë herë të them diçka me zë të lartë por jam rimenduar dhe nuk e kam thënë. Megi

-Eh sa herë, por këtu askush nuk të dëgjon. Landi

– Po sikur të them që nuk dëgjon njeri do më besosh Lola? Andi

– Sa vite thuaj kam, por nuk m’a mban. Edi

– Kam njërën në punë që më shumë dua t’i fus një dru të mirë por s’ke ç’bën se do humb punën. Anisa

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *