Ka një rol aq të bukur në “Portokalli” sa të gjithë u dashuruan pas batutave të tij. Daja Taku, interpretuar me aq mjeshtëri dhe origjinalitet nga Mustafa Bunguri, çdo javë të shfaqjeve në “Portokalli” sjell vetëm të qeshura dhe duartrokitje. Këtë herë në gazetën tonë kemi aktorin që interpreton këtë rol që është i angazhuar edhe në fusha të tjera, të na tregojë pak më shumë për veten dhe jo vetëm!

Fabjola Kuburi:- Daja Taku, mund të na flasësh pak për Mustafain?
Mustafa Bunguri:- Ai Mustafa Bunguri ka lindur në qytetin e Bulqizës, dhe pse me origjinë është nga fshati Grevë i Peshkopisë. Në moshën 11-vjeçare u shpërngul bashkë me prindërit dhe tre motrat në Tiranë, ku përfundoi arsimin 9-vjeçar në shkollën Skënder Luarasi, dhe gjimnazin në shkollën e mesme Qemal Stafa. Aktualisht është student i Universitetit Bujqësor të Tiranës, ku studion në degën Financë-Kontabilitet. Të duhet më për të?(Buzëqesh)

– Vijojmë më tej me informacionet. Si u bërë pjesë e “Portokalli”?

– Pranimi në “Portokalli” ka qenë padiskutim një ndër ngjarjet më të mëdha të jetës sime. Pranimi u bë nëpërmjet audicionit, ku dhe m’u dha aprovimi për të qenë pjesë e spektaklit.

– Pas prezantimit tënd, kalojmë pak te daja Taku. Përse u zgjodh ky emër?

– Emri “Taku” është emri im i dytë, thënë ndryshe pseudonimi im. Me këtë emër më kanë thirrur të gjithë, që në momentin që më kanë vënë emrin Mustafa (qesh).

– Ti vetë je dajë. Si i ke marrëdhëniet në nipin?

– Po, edhe Mustafai është dajë. Madje jam bërë dajë ditën që kam dhënë shfaqjen e parë në skenën e “Portokalli”. Marrëdhënia ime me nipin tim është shumë e mirë. Përveçse është frymëzim për mua, është padiskutim njeriu që kam më shumë përzemër.

– Kur të rritet do të ta përmendë këtë punën e nipit dhe dajës në spektakël…

– Mendoj se do kujdesem personalisht që ai të mos e përdorë YouTube derisa të rritet aq sa për të kuptuar humorin e “Portokalli”.(Qesh)

– Cilat janë eksperiencat e tua të mëparshme?

– Unë kam bërë tre punë gjatë sezoneve verore, në periudhën e gjimnazit. Kam qenë shitës, ndihmëskuzhinier dhe shef kuzhine. Për sa u përket eksperiencave në aktrim, përveç “Portokalli” kam marrë pjesë në Festivalin Teatror Rinor “Gjergj Trola” në vitin 2017, kam interpretuar në shfaqjen “Propozimi” të Anton Chekhov, në rolin e Llomovit ose ndryshe Ivan Vasileviç. Konkuruan 14 gjimnaze të Tiranës me një shfaqje teatrale. Me jurinë e përbërë nga Tinka Kurti, Neritan Liçaj, Alert Çeloaliaj dhe regji nga Bruna Belaj, kam fituar çmimin e parë si “Aktori më i mirë”.

– Ideja e rolit ka qenë jotja, apo jo?

– Po, idea e rolit të dajës ka qenë e imja, por sigurisht që gjatë audicionit janë dhënë shumë ide për pasurimin e rolit, nga regjisori i shfaqjes  Altin Basha, si dhe dy skenaristët  Jani Duri e Vangjel Kozma.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *