Nëse përmendet Iva Spaho, të gjithëve na shkon në mendje një bukuroshe shtatlartë, me një shikim të thellë, me qëndrim perëndeshe dhe një ecje dive. E tillë është, një divë që e shikon modelingun si pasionin më të madh të jetës por që edhe Zoti është treguar bujar duke i dhuruar një fizik fantastik të gërshetuar me një intelekt mbresëlënës. Prej disa kohësh jeton dhe punon në Londër, ka nënshkruar një kontratë me një agjensi mode atje por  edhe si aktore në një serial për të rinjtë atje “Made in Chelsea”.

Klajd Heta:- Iva, ku ndodhesh për momentin?

Iva Spaho:- Për momentin ndodhem në Londër prej 6 muajsh.

-Ti je një modele profesioniste tashmë. Si lindi dëshira t’i futesh kësaj rruge?

-Dëshira për botën e modës ka lindur me mua, pasi që e vogël merrja pjesë tek “Miss i lagjes” apo “Miss i shkollës”, që besoj çdo vajzë e brezit tim i mban mend. Edhe nëse nuk do merrja pjesë vetë, gjë që nuk ndodh (qesh), prapë se prapë do isha pjesë e organizimit. Më pas, e vazhdova këtë dëshirë duke provuar pasarelat e vërteta.

-Më trego për Ivën ëndrrimtare nëpërmjet sfilatës?

-Ëndërroja ta shikoja veten në FashionTV. Mbyllja sytë dhe imagjinoja veten duke sfiluar në pasarela të mëdha, ku e gjithë vëmendja ishte tek unë. Unë besoj që atë që e dëshiron vërtet dhe e imagjinon si të mirëqenë, ajo realizohet!
-Ndoshta për një person konsumist, veshja është thjesht një copë që blihet dhe hidhet. Për një modele, ç’mund të jetë?

-Nuk mendoj se është një copë që blihet e hidhet, pasi mendoj që ajo që ti vesh, të personalizon ty. Krijon përshtypjen e parë që dikush krijon kur të sheh. Unë ende kam rroba të disa viteve të mëparshme, që duke i kombinuar si di vetë, duken bukur akoma.

-Emocione në ecje, në lëvizjen e trupit, në vështrim… Një ndërthurje e artit me trupin?

-Ashtu do ta quaja dhe unë! Muzika që të shoqëron ndërkohë që ti ecën, bashkë me lëvizjet e trupit dhe emocionin, krijojnë një magji që tërheq vëmendjen dhe sytë e publikut, duke iu mbetur në mendje.

-Iva, çfarë i tërheq njerëzit tek arti yt?

-Mendoj që njerëzit nga ajo që bëj unë i tërheq thjeshtësia, spontaniteti, stili im dhe mënyra si e paraqes atë. I tërheq Iva (qesh)!

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *