Fjodora Fjora, është bërë pjesë e ekranit prej shumë vitesh dhe u njoh me “Kopertina Vip” një emision  që pati një sukses të jashtëzakonshën ndjekur më pas nga “Chic” që ka krijuar vendin e tij në hapsirën e kërkuar dhe pëlqyer nga publiku. Prej tre vitesh ky emision transmetohet në News 24 dhe Fjodora duket se njëra puntatë në tjetrën sjell vetëm kulturë, risi dhe origjinalitet!

 

Fabjola Kuburi:- Fjodora, tre vite me “Chic” në News24, që vazhdon të ketë sukses. Kujt ia dedikon vijueshmërinë e suksesit të emisionit?

Fjodora Fjora:- Si fillim, e nis me një falenderim për ju që e konsideroni të tillë, e për atë pak publik që ka ende dëshirën të shohë e të ndjekë artin dhe kulturën e këtij vendi. Mendoj që “Chic” është kthyer tashmë në një markë televizive, që më ka shoqëruar përgjatë 10 viteve të fundit, pas “Kopertina VIP”. Padyshim me dashje apo pa dashje, ka hyrë në çdo shtëpi shqiptari që e konsideron artin dhe kulturën si ushqim shpirtëror. Ia dedikoj së fundmi suksesin edhe një stafi të shkëlqyer të News24, të cilët nga ana teknike bëjnë të mundur çdo përpjekje timen si ideatore e “Chic”.

– Cili është perceptimi yt për një jetë të mirëfilltë “chic”?

– Harmonia me atë që je dhe botën që të rrethon, artin, kulturën, manierat, sjelljen dhe natyrën. Kjo do të ishte një jetë chic e mirëfilltë

– Cili është personazhi më “chic” që ke pasur në emision?

– Vështirë ta përcaktoj jo vetëm unë, por ma merr mendja çdo gazetar në këtë profesion. Ka kulme dhe personazhe joshës, të cilët mund të mos jenë aq chic apo interesantë sa ata që janë të rinj dhe plot ide. Unë them që është nje sfidë e bukur që çdo javë të bën të zbulosh shumë botë të ndryshme njerëzore, plot ide dhe finesë, në art e në tendenca.

– Jemi akoma në fillim të vitit, e ke nisur me këmbën e djathtë këtë vit emisionin?

– Mendoj se po, por sfida më e madhe në një realitet të mbushur plot me televizione dhe media sociale është gjetja e personazheve, që duhet të jenë interesantë, të kenë një kontribut, etj. Besoj e ke parasysh vetë si gazetare.

-Të besoj dhe të kuptoj. Ke hasur shpesh në mospranimin e ftesës nga personazhet që përzgjidhen për të qenë pjesë e emisionit?

– Patjetër, kam hasur dhe kam bërë të njëjtën gjë. Është njerëzore të kesh momentin tënd dhe predispozitën për të dalë në intervista, dhe ndonjëherë jo çdo ftesë është joshëse. Të mos pranosh në një moment nuk do të thotë se gjithçka mbyllet aty. Në këtë punë kam kuptuar se ka gjithmonë një herë të dytë kur ndodh që personazhet të të kërkojnë vetë të jenë pjesë e emisionit. – …dhe çfarë kriteresh duhen plotësuar për të qenë pjesë e emisionit tënd?

– Të jesh artist, të kesh një kontribut në një ngjarje artistike që ka ndodhur së fundmi, apo të jesh një personazh i dashur për publikun. Këto janë elementët kryesorë.

– Fjodora, ti ke shumë vite në gazetari, edhe pse je diplomuar për regjisurë në Akademinë e Arteve. Çfarë e lidh gazetarinë me regjisurën?

– Mundësia për të patur edhe një këndvështrim më artistik me syrin e regjisorit dhe jo vetëm raportues transparent me publikun si në rastin e gazetarit. Sigurisht, ka patur momente kur këto të dyja janë ndërthurur më së miri me njëra-tjetrën dhe më kanë ndihmuar shumë në punën time.

Por ka patur raste ku më është duhur të jem thellësisht gazetare e të bëhem pjesë e emisioneve apo kronikave ku profesionalizmi si gazetare ka qenë ne plan të parë.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *