Nuk gjeja rroba

Shkova te shoqja ime dhe i thashë se nuk po gjeja dot rehat me rrobat e mia; i vesh një palë, por nuk më pëlqejnë dhe vesh të tjerat. “Të lutem, më ndihmo çfarë të vesh se po çmendem”, i thashë. Kjo është ëndrra që kam parë mbrëmë. Çfarë kuptimi ka?

 

E dashur, nëse jeni në pritje të një përgjigjeje për një problem apo për një çështje që ka lidhje me jetën private, atëhere nuk do të merrni atë që prisnit. Këtë e tregon ndryshimi i rrobave dhe fakti që jeni e pakënaqur e nuk vendosni dot. Veç kësaj, do të bëni një ndryshim në jetën tuaj, por për këtë do të shtyheni nga një person shumë i afërt për ju; mund të jetë shoqja ose ndonjë pjesëtar i familjes, por do të keni një ndryshim, që do të vlejë për mirë për ju.

 

Gropa

Kam parë në ëndërr sikur po ecja në rrugë dhe gjatë rrugës kishte gropa ku mua më zhyteshin këmbët por arrija të dilja sërisht. Nuk më kujtohet ëndrra tamam por mbaj mend që kur u zgjova isha i lagur me djersë.

 

Përshëndetje! Për një mashkull është pak më e vështirë ngritja në profesion apo kudo në jetë sepse meshkujt janë dhe më dembela.  Ju do ndesheni me probleme por në fund do dini se si ti përballoni këtë e tregon edhe gropa që ju bini por dilni sërisht vetë. Ju uroj gjithë të mirat!

 

Lopë e bardhë

A ka ndonjë kuptim të veçantë kur sheh në ëndërr lopën? Vëllai im ka parë sikur po kulloste një lopë të bardhë. Ai nuk u beson ëndrrave, por nëna i tha që do të bëhej i pasur. Vëllai nuk e mori seriozisht, por unë u bëra kurioze prandaj po ju pyes juve. Faleminderit.

 

Nëna juaj duhet t’i njohë mirë ëndrrat, sepse i ka dhënë një shpjegim të saktë ëndrrës së vëllait tuaj. Kuptohet, gjithmonë varet edhe nga pjesa tjetër e ëndrrës, nga ngjyra e lopës që ka parë. Ju nuk na shkruanit shumë hollësira, por po mbështetemi te kullotja e lopës dhe ngjyra. Kullotja tregon punën e vëllait tuaj; ai duket që është shumë punëtor dhe për këtë do të shpërblehet në të ardhmen. Lopa e bardhë përfaqëson pasuri dhe shtimin e saj. Ia uroj një gjë të tillë edhe unë vëllait tuaj.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *