Bokseri i njohur nga Tetova, Arlind Sulejmani pritet që më 16 mars të këtij viti të tund arenën e boksit në Vjenë të Austrisë duke boksuar kundër afrikanit Jusufu Bangu, ky i fundit pa asnjë humbje e asnjë abstenim por me tetë fitore në kick boks, ndërkohë që Sulejmani me këtë rast do të luftojë për titullin botërorë në junior e me këtë fitore ai do hap shumë dyer të rëndësishme në kick boks.

Ja njoftimi:

Të nderuar zonja dhe zotërinj!

Shfrytzojmë rastin për t’ju informuar për progresin e ndeshjes së boksit. Së shpejti do të jetë ndeshja më e madhe dhe më spektakolare në Vjenë. Lufta do të transmetohet drejtpërdrejt ndërkombëtarisht. Ndeshja do të zhvillohet më 16.03.2018 në Hallman Dome, Vjenë. Për herë të parë një perballje epike mes përfaqësuesve më të mirë të boksit, si në anën evropiane dhe ne ate afrikane. Shpresa jonë e madhe, Arlind Sulejmani, do të luftojë për titullin e Kampionatit Botëror të Junior në këtë event, i cili do të mund te hapë një dere teper te rendesishme  dhe do t’i japë atij përparim ndërkombëtar në botën e boksit. Ne shpresojmë që ju të kuptoni vlerën e ngjarjes dhe shpresojmë te na mbeshtetni  ne realizimin e ksaj ndeshje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *