Fol Shqip Show” është emisioni më i dashur e më i shikuar nga shqiptarët e Diasporës dhe jo vetëm, pasi ai po ndiqet me kureshtje nga të gjithë, kjo falë përmbajtjes së mirë, shout dhe atmosferës pozitive qe po sjell.

Në këtë emision, ku promovohen edhe shumë nga shqiptarët e suksesshëm që jetojnë anë e kënd botës, së shpejti vjen edhe “Fol Shqip Top Model 2018”, në kuadër te FolShqip“Show dhe ne bashkëpunim me producentin dhe drejtuesin e shout, Altin Marku dhe top modelen shqiptare në Zvicër, Bernadeta Anna Nikollbibaj, e cila është edhe organizatore në këtë emsion, që tashmë ka thithur shumë audiencë.

Eventi “Fol Shqip Top Model 2018” do të mbahet në Luzern dhe do të drejtohet nga dyshja Altin Marku dhe Marash Pulaj. Ky i fundit është edhe reper i njohur, e madje shumë i dashur edhe nga zviceranët.

Eventi në fjalë pritet të jetë surprizë e këndshme dhe interesimi për të është tejet i madh, si nga të rinjët që ëndërrojnë të jenë top model, e po ashtu edhe nga publiku, por ne kuader dhe ne programet e FolShqip“Show do te ketë edhe shumë evente te tjera për shqiptaret e diasporës te cilat do zbulohen hap pas hapi.

Anëtare e jurisë në këtë projekt do të jetë edhe një emër i konfirmuar, fitnes modelja me famë ndërkombëtare, Anja Zidler, gjë që e dëshmon edhe më mirë rëndësinë e “Fol Shqip Top Model 2018”.

Organizatorja, Bernadeta Anna Nikollbibaj, që gjithashtu është tejet e njohur në botën e modës, thotë se janë duke punuar në detajet e fundit që gjithçka të shkojë sa më mirë dhe sa më profesionalisht. Krah saj do të jetë edhe Lea, motra e saj dhe top modelja e njohur në Zvicër, të cilën pa dyshim se Bernadeta e konsideron krah të djathtë.

E, kush do të jenë top modelët e parë të “Fol Shqip Top Model 2018”, pritet për tu parë..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *