“Unë nuk jam si rreperët e tjerë”:- thotë  reperi i ri por jo pak i talentuar KMC dhe pse e thotë këtë  do ta zbuloni gjatë intervistës. Ai vjen në këtë rrëfim  për të treguar të rejat më të fundit në jetën e tij artistike dhe jo vetëm. Ai sapo ka sjellë dy këngë njëra pas tjetrës, njëra prej të cilave me titull “Bad Santa” të shoqëruar me klip ndërsa bashkëpunimin me Big-M e ka sjellë në versionin audio.

 

Fabjola Kuburi:- KMC, nga hera e fundit që jemi takuar për “Intervista”, më thuaj çfarë ka ndodhur që atëherë?

KMC:- Kam realizuar disa këngë të reja dhe jam akoma duke përgatitur projekte të reja që do marrin jetë shumë shpejt.

– Ke bërë namin me “Bad Santa” apo jo?

-Të them të drejtën prisja më shumë tek ajo këngë edhe pse u bë në kohë rekord edhe klipi edhe kënga brenda ditës.

– Ndërkohë sapo ke sjellë “Ti je ajo”? Si u gjende në këtë bashkëpunim me Big-M?

-Jemi shokë të vjetër dhe Big-M është një djalë i talentuar në muzikë prandaj edhe vendosa të bashkëpunoj me të.

– Çfarë të dallon ty nga rreperat e tjerë?

-Më dallon veç diçka, vishem shtrenjtë edhe nuk mburrem nëpër këngë të tregoj se çfarë kam (qesh). Mendoj se kam mundësi për çdo gjë që është e nevojshme për ti bërë reklamë vetes.

– Paraja nuk është një nga fjalët kyçe në këngët e tua, siç ndodh rëndom në këtë zhanër… Pse?

-Nuk e përmend shpesh lekun nëpër këngë sepse s’më pëlqen të tregoj mundësitë e mia financiare.

– E ke menduar çfarë do të ishe duke bërë tani, po të mos ishte për paranë?

-Në fëmijëri jam marrë me futboll dhe basketboll. Besoj se një prej tyre do kisha zgjedhur.

– Mërzitesh nëse jep përshtypjen e gabuar për veten?

-Jo, aspak. Çdokush ka mendimin e vetë dhe unë e respektoj.

– Batuta që e thua shpesh e me të cilën qeshin të gjitha vajzat?

-Çdo fjalë e imja është batutë (qesh)

– Në çfarë niveli do ta konsideroje muzikën hip-hop që bëhet në Shqipëri?

-Muzika hip-hop shqip po kap majat edhe në botë mendoj unë.

– Cila nga këngëtaret shqiptare të intrigon për një bashkëpunim?

-Kida, Xhensila Myrtezaj dhe Era Rusi.

– Cila prej tyre të duket më seksi?

-Xhensila.

– Çfarë muzike nuk dëgjon dot?

-I dëgjoj të gjitha rrymat.

– Mund të themi se tani je në fazën tënde më të mirë krijuese?

-Po, jam në fazën time më të mirë krijuese.

– Të pëlqen të jesh në qendër të vëmendjes?

-Te jem i sinqertë nuk më pëlqen por nëse merresh me muzikë gjithmonë do jesh në qëndër të vëmendjes.

– Cilat do të jenë projektet e tua në vazhdim?

-Kënga e re mban titullin “S’je gang”

– Një mesazh për të gjithë fansat e tu…

-I vlerësoj shumë për gjithë përkrahjen që më japin dhe i respektoj në maksimum.

 

 

 Rreperat e bëjnë, po ti KMC?

 

– Kanë rivalitet të theksuar ndërmjet tyre. Cilët janë rivalët e tu?

-Per momentin s’kam rivalë.(Buzëqesh)

– Mbajnë armë me vete…

-Unë jo.

– Përdorin fjalë banale në tekstet e këngëve të tyre…

-Po edhe unë përdor.(qesh)

– Kanë jetuar në lagje të varfëra, të rrezikshme…

-Në lagje të varëfra kam jetuar edhe unë.

– Vishen me të gjera…

-Kur isha i ri vishesha me të gjëra.

– Thyejnë shpesh rregullat…

-Unë i respektoj rregullat (qesh)

– Bëhen protagonist të grindjeve e sherreve. Ti, kur e ke bërë sherrin e fundit?

– Në gjimnaz.

– Kanë disa të dashura…

-Ehhhhhh (qesh)

– Mbajnë disa tatuazhe…

-Po, kam edhe unë tatuazhe.

– E frekuentojnë shumë jetën e natës…

-Me raste edhe unë dal.(qesh)

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *