Janë dy motra me origjinë nga Kosova, Anna dhe Lea, të cilat punojnë dhe jetojnë në Zvicër, studiojnë secila në profilin e saj, por i bashkon pasioni për modelingun. Kanë realizuar sete me kompani të njohura në Zvicër dhe njëra prej tyre, saktësisht Anna do jetë edhe prezantuese e emisionit të vetëm në shqip në Zvicër, “Fol shqip”. Njihuni me Lean dhe Annën…!

 

– Ana dhe Lea një prezantim më të gjerë për publikun shqiptar…

Anna:- Bernadeta Anna Nikollbibaj, më profesion modele dhe fotomodele, jetoj në Zvicër dhe punoj – bashkë më motrën time e cila gjithashtu është modele.

Lea: Lea Galliker, me orgjinë nga Kosova por jetoj dhe punoj në Zvicër prej shumë vitesh, në modeling.

– Që kur keni filluar të merreni me fotomodeling dhe kush ju ndihmoi për të ecur para?

Anna: Qëkur kemi qenë adoleshente, e kemi pasur pasion fushën e modës, por më tepër, fotografinë. Shtysën më të madhe na e  ka dhënë shoqëria që rrethi i afërt familjar.

– Për cilat firma punoni aktualisht?

– Aktualisht punojmë në “Model World” në Zyrih, me Seven Markus, jam në kontratë pune edhe Martin Lusher dhe kemi disa projekte të fundit me Luz Palokajn që shpresojmë të pëlqehen. Kam fituar çmimin  e dytë në “Martin Company”  ku edhe kam fituar  në këtë kompani Kemi marrë pjesë në konkurse të ndryshme bukurie në dhe  të gjitha na kanë dhënë një shtysë përpara dhe forcën për të vazhduar më tej.

-Ju edhe studioni apo jo?

Lea: Po,unë kam pasion të madh edhe disajnin për të cilin dhe po studioj dhe punoj njëkohësisht në këtë fushë.

Anna: Unë studioj dhe jam drejt diplomimit në Mjekësi.

-Jeni të qeta gjatë pozimit apo jeni kapriçioze?

Anna: Unë nuk jam shumë, Lea është më kapriçioze. (Buzëqesh).

– Kush ju menaxhon ju?

Anna: Jemi menaxhere të mira të vetes tonë por kur na duhet një menaxher ia dëgjojmë këshillat.

– Cilat janë ato momente që ia vlen të përmenden gjatë karrierës tënde si modele?

Anna: Për mua, çdo moment është i artë. Çdo fotografi e shkrepur dhe çdo prezantim që unë bëj, ia vlen të jetë  një pjesë shumë e madhe e kësaj që jam sot dhe s’do të doja të veçoja asnjë.

– I përzgjidhni fotografët me të cilët punoni?

Lea:- Mund ta them me gojën plot që jam shumë e kënaqur me punën e tyre deri tani. Ju keni disa foto tonat       që ju kemi dërguar në redaksi dhe mund të jepni një vlerësim si ju duken?(Buzëqesh)

– Është e vërtetë, shumë të bukura janë fotot tuaja, por çfarë do të thotë për ju “të jesh e bukur”?

Anna:- Përgjithësisht, bukurinë te një femër njerëzit e shikojnë te trupi, te format, te gjatësia, te tiparet, por të jesh e bukur s’do të thotë të jesh perfekte vetëm nga jashtë.

– Thuhet se femrat e bukura nuk kanë ndonjë nivel të theksuar inteligjence apo nuk është e vërtetë?

Anna:- E thashë edhe pak më lart se femra e bukur nga jashtë nuk është gjithçka. Përgjithësisht, këto femra e lënë veten në dorë të fatit. Nuk e marrin në dorë fatin që u ka rënë në derë dhe të tregohen të zgjuara për veten e tyre. Megjithatë, mendoj se ato femra janë të rralla.

– Si ju bëjnë të ndiheni kërkesat e shumta që keni për të pozuar, sepse kam përshtypjen se kërkesa keni pa fund?

Lea:- Më bëjnë të ndihem mirë dhe kuptoj që këto kërkesa më japin mundësi jo vetëm mua, por edhe çdo femre të bukur dhe të hijshme të zhvillohet më tej. Unë jam krenare për këtë që kam arritur, unë dhe motra ime sigurisht.

– Ç’do të thotë për  ju të kesh konkurencë?

Anna- Të kesh konkurencë do të thotë, punë, punë, punë dhe vetëm më shumë punë. Ndjehem mirë të kem dikë që më shpall “luftë” sepse e di që kam një motiv dhe një arsye për të vazhduar të ngjitem akoma më lart.

-Çfarë ka në planet afatshkrutra?

Anna: Shumë shpejt do  fillojnë transmetime në Zyrih të emisionit me titull “Fol shqip”, me autor Altin Markun, vazhdim i sezoneve të tjera dhe unë do jem prezantuese e tij, gjithashtu edhe në “Fol shqip Top Model” që do mbahet po në Zyrih.

– E ardhmja juaj si mendoni se do jetë?

– Si të na e sjellë Zoti, jemi në dorë të tij. Ne do punojmë, do  vëmë gjithë vullnetin në favor të pasioneve tona. Ju përfaqojmë nga Zyrihu, Anna dhe Lea.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *