Unë kam nje automjet Jeep Cherokee 2003. Problemi me këtë makinë është se ajo funksionon mirë për rreth 15 deri 20 minuta dhe pastaj ndalon. Në kroskot nuk ndizet ndonjë llampë për keqmenaxhimin e motorit. Sensori i xhirove të boshtit me gunga është ndryshuar, por problemi ende ekziston. Ju lutem më orientoni me mendimin tuaj profesional. Faleminderit

Përgjigjet, Ervin Demiri, drejtor i Auto Servis Besland, Rr “At Zef Valentini”, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, Laprakë, Tiranë, +355(0)42236711, 0682020991, beslandshpk@gmail.com:- Ju falënderoj për besimin! Sipas përshkrimit të mësipërm ekzistojnë tre shkaqe të zakonshme për këtë problem. E para mund të lidhet me dëmtimin e sensorit të boshtit me gunga, një variant tjetër është dëmtimi i  sensorit të kollodokut dhe e treta mund ti referohet dëmtimit të paketës së motorit.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *