Edhe më parë është shkruar dhe folur për modelin nga Podujeva, Meriton Aliu, i cili njihet për suksesin në fushën e modës, e tashmë ne mësojmë se ai po ecën gjithmonë më mirë në këtë fushë.

Modelin simpatik tashmë e shohim kudo i ftuar në pasarelat e modës në Kosovë, por edhe protagonistë në spektakle të ndryshme. Vetëm pak ditë më parë ai ka qenë i ftuar duke treguar talentin e tij edhe në fusha të ndryshme i ftuar në ‘News-Show’, por prania e tij me plot stil është parë edhe në programin e së shtunës ‘Odeon’.

Meritoni i cili vazhdon të dallohet edhe për stilin dhe veshjen më ‘in’ mësojmë se shumë shpejt do të nisë karrierën si model edhe jashtë Kosovës, në fillim në Shqipëri pasi ka shumë oferta edhe atje nga agjensi serioze të modës.

Por jo vetëm kaq djaloshi llapjan ka në mendje se një ditë mund të hapë edhe një agjension të tij për të mësuar modelë dhe modele, duke pasur disa vite përvojë në këtë fushë, dhe t’ua japë atë edhe shumë të rinjve që kanë nevojë të ndjekin rrugën e modë.

Meritoni vazhdon të bashkëpunojë me producentë dhe agjensi të ndryshme në Kosovë si me ‘Mentori Centër’, ‘Lens Productions’ etj, ndërsa në gjashtë vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në spektaklin ‘Mister Pavarësia’, djaloshi model ka rëmbyer cmimin si shoqëruesi i parë i misterit dhe cmimin ‘Mister Talenti’, dhe sukseset e tij nuk kanë të ndalur dhe urojmë që edhe më lart në pistat e modës ta shohim atë.

Por nëse dikush nga vajzat pyet se nësë djaloshi me një fizik sportiv është single apo jo, ne ju themi se ai për momentin megjithëse është i rethuar nga femrat e bukura, është vetëm./Maksim Gjokaj/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *