(Bisedojsha me i’shok t’vjetër
fjal’t e tijë i vura n’letër…
…Me i ra shkurt-tha kah mbarimi
Lum Shpëtimi e mjer Qazimi!)
……………………………………………..
Kur pat shkua njai Skënder trimi
Tanë Shqipninë e mbuloi timi!
Se kur shkoi njai Kastriot
Shqipja nanë pat mbet pa zot!
………………………………………………
Qazë Çetniku ish kan kujtua
Rugov’s bjeshk’t me ja coptua
Me ja dhanë don Karadakut
ku i kish pasë t’parët e konakut
Por ish tutc-vetëm s’guxojka
spiun t’rryem ai shum kërkojka!…
-Kush n’tradhti ka me m’nimua
kryeministër-tha-kam me e vnua
(O Ramush a je tuj ngua…?!)
……………………………………………….
Lut Govata brofka n’kamë
tha-Rugov’s unë i baj gjamë!
Kryeministër n’kjoftë se m’ban
dy gur bashkë kun skam me i lanë!…
Kam sunua n’kohë të Milloshit
krejt Kosovën bitevi
Zi e terr per shqiptari…!
– Kam përvojë unë në tradhti!…
……………………………………………….
Fërkon duert Qaza prej gzimi
-Pa ndigjo Lut pobratimi
Ne tradhëtinë e kem pazar!…
Masanej ti m’ban kryetar…!
Drejt me t’thane ty Lut vllau
veç dy breza m’ndajn prej shkjau!
Si çetnik unë jam betua
për Serbi veç me punua!
Ne n’tradhti e kem biznesin!
Krejt Kosovën do ta shesim!
Krejt Kosovën bitevi
Ta shkatrrojmë këtë Shqiptari!
Se kshtu don nana Rusi-
-m’ka pas thanë Milloshi i Zi
(…Haj medet n’Hagë e dënuan!
Çdo çetnik për te sot vuan!…)
Detyrë te shejt m’ka pas dhanë mua
UCK-në krejt me e shkatrrua!
Me ja vra n’pritë komandantat!
Plot me pare me i mushë çantat
Fort ma mirë krimet me i msua
Për Evropë më pat dërgua
Nji francez heu msue m’ka
n’fluturim shqipet me i vra!
Detyrë t’ranë Milloshi m’dha
Shqipet krejt me i lanë pa krah
nermjet veti me i shti me u vra!
N’katër an’t n’botë me i shpërnda
Mos me i pa k’tu për hava!
I kish pasë thanë Ali Shukria
Ska me u rrxue kurrë shqiptaria
pa u shkatërrua kjo industria
e shkretua krejt bujqësia…
E spo flas për blegtori!
Se kto pune ti mirë i di!
…M’tha- Me t’shku puna ma marë,
do t’ndihmojnë do ndërkombëtarë…!
Krejt Kosoven bitevi
kem me e ba Stara Serbi!
…………………………………..
Por pak mend m’ka falë natyra
S’un po i kryej krejt kto detyra!
Analista skam boll ne zyra
Para shkjeve po m’shkon ftyra!
Prandaj ti ke me m’nimua,
kto detyra me i përfundua…!
…A po sheh Lut, o dai?!
Mos u ban ti axhami!
Krejt po e done njiket Serbi
prej Evrope dej n’Rusi!…
…………………………………………….
Aferim Qazë!-ja ktheu Luta.
Me hajni n’biznes u futa
Tre përqindshin kur e vodha
Rreth e qark Evropës brodha
Do i kam ba unë rrush e molla
do po m’vyejnë sa me ble vota!…
Po ti m’fal gati harrova!
UÇK-së…kurrë si nimova!
Keq shqiptar’t unë i tradhtova!
Do biznese t’mira i mora
Po biznes ma t’mirë s’kish pasë!
Shqiptarinë në fyt me e plasë!…
…Pra t’baj be në din e iman!
Asnji grimë shqiptar nuk jam!
………………………………………………………
T’bijtë e shkin’s pajtohen tinëz
me i ra thikë Rugov’s pas shpinës!
Malet plot me diamant
Donë me i shitë k’ta serbiant
Bjelluhë, Zhleb edhe Çakorr
Donë me i lanë nër carragorë!
……………………………………………..
Çka kan ba këta diktatorë?!
N’parti tyne vunë terror!
Pozit’s qyqe, ja kan shti tutën
Këta mi derë e paqin futën!…
T’zezat letra i paskan shkrua
E n’kuvend i kan ofrua,,,
Kuvendar të gjithë ju ngoni!
Për tradhëti dorën ta çoni!
S’ka nevoje ju hiq te mendoni!
Le t’kalojë demarkacioni!
Para shkjau pa e ba dorëzimin
Se fitojmë liberalizimin!
Bitevi Evropës shtrigë!
Do t’shetisim pa një te ligë!
………………………………………….
Qazim Zdrali e Lut Govata
Shumë ma të zi ishin se nata!
Donë me i shitë malet e nalta
Me i lanë shqipet poshtë në balta
……………………………………………….
Fluturo moj shqipja ime
Rreth e qark Kosoves trime!
N’at Rugove ndalou pak
Kem do male, la me gjak!…
…S’ti l’shojmë kurrë o Karadak!…
Shpejt o burra thërret atdheu!
Se tradhëtia keq na theu!
Amanet la Haxhi Zeka
Për Atdhe s’na dhimset jeta!
……………………………………………..
Vetvendosja qoftë perjetë!
Me Arbnorin trim me fletë!
Se len shqipen kurre me u tretë!
Për Atdhe s’priton me dekë!…
Këtë tradhëti ata kur nijtën
Djem e vasha n’kambë u ngritën! Tym prej gojet ata qitën!
E banë horë qyqe pozitën!
Jo! S’na e zhdukë-thanë-kush traditën!
E Kuvendit ja kanë vnu timin!
Jo! Se njohim kurre dorezimin
Kurrë tradhëtise-ratifikimin!…
Dritan Trimi n’kamë na u çua
Ni ve t’prisht n’xhep e kish rua
Lut Govaten ma ka qëllua!…
Fort i shkreti ish tmerrua!
Po ikë Luta e s’po e sheh derën
Opozita ja shtini mnerën!
…Sec po ikë pozita e shkretë!
Qazë Çetniku menxi ish mshefë!
………………………………………………
Llapi plak s’koritet kurrë!
Per çdo vjet e nxjerr ka i’burre
Se le vetëm Rugovën kurrë!…
…Profesor ish kanë Shpëtimi
I lumtë goja atij trimi!
Pushkë në gojë i ra tradhëtise
përmes shkencës-Gjeografisë!
……………………………………………..
Por tradhëtia ska me u bitisë
Dej ta qojme n’pleh te Historise
Prap belbon ai shkja Qazimi
Sa here shkencen cek Shpetimi!
………………………………………………
Se spiunët e Serbisë
kurrë për jetë skanë me u bitisë
pa i dënu gjyqi i Shqipnisë
veq me shpatën e drejtësisë!
……………………………………………..
Ngoni këtu shokë e vllazni
këtë kangë merrne n’çifteli!…
…Se kem pase adet me u tutë!
Rrokne pra knone n’lahutë!
E le te knohet shpi per shpi
Heu daltë fare nikjo tradhëti!

Azem Musliu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *