Përshëndetje doktoreshë Anjeza. Jam një vajzë rreth të 30-ave dhe para një jave kalova një grip por edhe ndjej një fyt të bllokuar e më vjen edhe si për të vjellë. Unë pi cigare por që nga momenti që jam sëmurë me gripin nuk e kam pirë më. Përveç fytit që e kam të bllokuar ndjej dhe një si dhimbje të lehtë që më kalon në vesh por nuk zgjat shumë 10 sekonda, e më përsëritet. Se kuptoj pse?

 Anjeza Kuçi, otorinolaringologe, Poliklinika Qendrore, tel 0674090843:- Problemet e fytit në rastet e virozave janë nga më klasiket me dhimbje fyti, vështirësi në gëlltitje, temperature etj. Por kalojnë pas rreth një jave. Nëse nuk kalojnë infeksioni mund të bëhet bakterial dhe mund të përfshijë bajamet, faringun, laringun. Do të këshilloja ta ndërpresësh duhanin një herë e mirë për shkak të efekteve negative që ai ka në organizimin tonë dhe sidomos në traktin respirator. Dhimbja e fytit mund të kalojë edhe në vesh siç i ndodh pacientes.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *