Edhe një këngë e re, e bukur dhe ritmike nga këngëtari i dëshmuar Flori Çoçaj. Që në tingujt e parë, kënga me titull “Jarani jem”, të rrëmben, të përfshinë, e të bënë për vete. Këngëtari rikthehet me këtë projekt premtues, duke synuar që kënga e tij të jetë një ndër hitet e momentit.

Videoklipi i “Jarani jem” sapo është publikuar dhe duket një realizim i arrirë. Skena të bukura, stil dhe si përfundim një produkt që e vlen të dëgjohet dhe të shikohet. Kënga është punuar mjeshtërisht nga Ilir Berani, krijuesi i shumë hiteve, i cili ka shkruar tektin dhe krijuar melodinë. Orkestrimi është bërë nga Ardian Kastrati, ndërkaq videoklipi është realizuar nga produksioni “Four Infinit Production”.

Këngëtari Flori Çoçaj thotë: “Shpresoj të ju pëlqej projekti im më i ri. Njehërit falenderoj të gjithë jaranat e mi që janë pjesë e videoklipit tim”.

Ju frojmë ta shikoni videoklipin e këngës “Jarani jem”

https://youtu.be/9bS92pMCP-w

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *