Përshëndetje! Nëse është e mundur dua të kontaktoj pak me psikologe Anxhelën. Unë jam një vajzë në moshë madhore dhe prej vitesh kam një ves që kur kam me njerëz në tavolinë unë e mbaj telefonin poshtë këmbëve sepse më duket sikur ata gjithë kohës i hedhin sytë mbi telefonin tim e ndonjëherë më duket sikur nënqeshin për mua. Edhe pse askush nuk më kërkon llogari pasi jam vërtetë në moshë që e kam arritur pjekurin unë prapë mundohem ta fsheh telefonin dhe në shtëpi dhe bëj veprime të çuditshme. Sdi si të ta shpjegoj këtë fiksim që kam por më kap si ankth kur dikush më shikon me telefon në dorë. Ju lutem më ndihmoni ta heq këtë ves se më vjen turp edhe nga njerëzit.

Anxhela Peza, Psikologe Klinike dhe Këshillimi, Adresa: Sheshi Willson, pranë Postës Shqiptare nr.8, Numër telefoni: 0695726669:- Përshëndetje e dashur lexuese, ju falenderoj për besimin tuaj. Kur formohet një ves apo një zakon veprimi i përsëritur disa herë gjatë ditës ka pasoja të sajat. Ashtu sikurse vesi nuk formohet nga hiçi por ka një zanafillë fillese. Për të fshehur telefonin midis këmbëve njeriu e ka një arsye, qoftë ky një motiv i fortë apo i dobët. Pra ju e keni një shkak që fshini telefonin tuaj. Ju shpreheni se ndjeni, ankth, frikë dhe ruheni nga kjo gjë. A ka ndonjë gjë madhore që ju fshihni në atë telefon? Një sjellje e tillë të vendosësh telefonin në mesin e këmbëve për të tjerët mund të përceptohet si një gjest provokativ, e sidomos për gjininë e kundërt. Gjithashtu veprimet e tua dhe ndjesia e ankthit mund të kuptohet si sjellje e pavend apo duke menduar se ju fshihni diçka për të cilën, nuk dëshironi që të tjerët të jenë në djeni. Ndërveprimi i të tjerëve është në formën që ju silleni dhe kjo gjë mund dhe t’ju duket e pakuptimtë se përse i bëni këto gjeste.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *