Artela Brahimi, vjen në gazetën “Intervista” me një rrëfim të këndshëm për veten, muzikën, familjen, realizimin e saj në jetë, sa e përgatitur është për jetën publike. Ajo ka sjellë tre klipe në treg, ndër të cilët “Vajzat si melhemi” është ai që ka goditur më shumë zemrat e publikut.

 

Fabjola Kuburi:-Artela, për të gjithë ata që pyesin, kush është Artela dhe pse u bë pjesë e gazetës Intervista, çfarë do ti thuash?

Artela Brahimi:- Artela është një këngëtare e lindur dhe rritur në Shkodër që në fillim zgjodhi të plotësohej si femër, domethënë të qënurit nënë e pastaj të luftojë për realizimin e ëndrrës time në sirtar. Arsyeja për tu bërë pjesë e gazetës tuaj shumë e thjeshtë, mbështetja juaj pa dallime nivelesh artistike për individët me pak fjalë.

-Tre klipet e fundit, kanë patur sukses, çfarë ke bërë ti për të rritur suksesin e tyre?

-Kanë patur mjaftueshëm sukses.Unë nuk kam bërë asgjë veçse i kam lënë në dorën e dëgjuesve dhe i falënderoj për mbështetjen.

-Sa dorë ke ti dhe sa produksioni në përzgjedhjen e tematikës, në klip dhe në çdo përbërës të këngës tënde?

-Atëherë jam njeriu më i vështirë në studio dhe në xhirime marrë pjesë në tekste dhe i shkruaj, ka raste që një ide transformon një punë komplet.

-Ti vjen rrallë, por saktë me klipe. Mendon se është zgjedhja e duhur?

Po, besoj se po, si përshembull klipi “Vajzat si mehlemi” që për mua është një ogur i mbarë në këtë fushë, ishte dedikim për vajzat e mia dhe që në momentin e parë që kam lexuar tekstin nuk e kam menduar dy herë, kam thënë kjo është e imja. Në dy klipet e tjera janë prekur tematika të jetës të përditshme.

-Çfarë do të na rrëfejë shpirti yt në këto momente?

-Shpirti im këto momente dhe gjithmonë është plot me dashuri nga nëna ime dhe fëmijët e mi një zinxhir dashurie dhe mbështetjeje që nuk këputet kurrë. Nënë-vajzë është dashuri e përjetshme.

-Ndodh shpesh ta kthesh kokën pas?

-Ndodh vetëm në aspektin që nuk harroj kurrë  ngavij, domethënë vetëm për familjen dhe prejardhjen time, për asgjë tjetër nuk e kthej kokën pas!

-…gjatë këtyre momenteve, je e kënaqur me Artelën që është sot?

Mjaftueshëm sepse çdo arritje të madhe apo të vogël e kam arritur me forcat e mia, nuk jam bërë urë mbikalimi askujt dhe as nuk i bëhem.

-Je e përgatitur për t’u përballur me çminin e famës, thashethemet, bërrylat e zilitë?

Po, gjëra të vogla për mua.(Qesh)

-Kur të takohemi bashkë edhe pas disa vitesh, çfarë mendon se do ketë mbetur e pandryshuar te ti?

– Karakteri im, thjeshtësia nëse është shkruar të arrij diku, nuk harroj kurrë nga kam ardhur. Nuk të bën fama njeri, njeriu e bën famën .

-Pse të gjitha këngëtaret sot, më shumë sesa me zë, përpiqen të shesin muzikë me pamje?

-Nuk kam komente për këtë pjesë, secili ka zgjedhjet dhe mënyrat e veta të vijë në treg.

-Për shembull, pse duhet të shohim patjetër një vajzë seksi që këndon dhe jo një këngëtare që mund të mos jetë simpatike?

-Jo gjithmonë e bukura bëhet e paharruar, ndoshta shet për momentin por jo ndër vite, është parë që të paharruar kanë mbetur zëra të bukur jo femra të bukura, nëse je e tillë ky është një plus por nuk i përputhem këtij mendimi.

-Ti Artela, me çfarë shet?

-Nuk dua të vlerësohem kurrë si imazh por si vocal, prandaj ata që më njohin në live kanë vlerësuar këtë pjesë para pjesës së lartëpërmendur.

-Beson lehtë? Ka ndodhur që dikush ta ketë keqpërdorur besimin tënd?

– Jo nuk besoj aspak sepse kam besuar dhe është marr për dobësi, gjë që sot më ka bërë mos besoj në asgjë.

-Çfarë po përgatit për një të ardhme afatshkurtër?

– Po bëhem gati për disa pjesmarrje në televizionin e Kosovës dhe surprizat vijnë sëshpejti. Ju faleminderit ju për mbështetjen e artistëve dhe publikut.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *