Përshëndetje doktor. Jam një pacient 62 vjeçar me diabet dhe tension. Para 2 javësh isha i shtruar në QSUT dhe më vendosën 2 unaza në zemër. Dua të di nëse këto unaza janë të përjetshme apo mbyllen dhe cili është kujdesi që duhet të ndjek për në vazhdim. Faleminderit

 Dr.Taulant Gishto, kardiolog, klinikaustriake@gmail.com, Rruga 5 maji kompleksi Concord, Tiranë, 0674744777/ 0662770750: Përshëndetje! Ju jeni një pacient që duhet të keni kujdes për trajtimin në vazhdim pasi implantimi i stenteve (unazave të zemrës) kërkon një kujdes të veçantë vitin e parë pas proçedurës. Ne si shërbim duke u bazuar në protokollet europiane u  bëjmë rikontroll pacientëve muajin e parë, të tretë, të gjashtë dhe të dymbëdhjetë pas ndërhyrjes. Stentet nuk janë të përjetshëm. Ato janë materiale metalike të posaçme që pranohen nga organizmi i njeriut në shumicen e rasteve por meqë janë trupa të huaj viti i parë mund të jetë dhe me komplikacione në lidhje me përqindjen e ringushtimit të stenteve. Përqindja e ringushtimit varet nga shumë faktor ku futet lloji i stenteve nëse është BMS apo DES, mosha e pacientit, prania apo jo e diabetit dhe tensionit, fakti nëse i kemi apo jo të stabilizuara yndyrnat në gjak dhe padyshim prirja e brëndëshme e organizmit për të mos i pranuar unazat.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *