Rita Lati është një nga aktoret më të mira të humorit shqiptar, e shquar për situatat spontane që ajo krijon. Mes të tjerave Rita tregon se është plot 58-vjeçare, ndërsa thotë se lekun e do shumë. Duke folur për materializmin Rita e pranon se “po është”, nuk pyet se a do kënaqet në koncert, po sa para do të marrë në fund të tij. “Vdektë ai që nuk vdes për lekë, pa lekë doktori nuk të thotë mirëmëngjes, ne jemi materialiste, sepse një grua që çan vetë që 8-vjeçe, sepse deri atëherë kam qenë me babanë e Rozës. Unë se mendoj se çfarë qejfi do bëjmë në filan koncert, rrëk e tëk dhe do shohim këtë do shohim atë, them o vëlla xhani sa ka ai zarfi brenda”, shprehet ndër të tjera.

Rita ka treguar se tashmë ajo me vajzën e saj jetojnë të ndara, duke thënë se e bija kërkon që të ketë tashmë hapësirën e saj. Kjo sepse tre qentë kërkojnë hapësirën e tyre në banesë. ‘’Të jesh babi dhe mami i Rozës është çmenduri më vete, për momentin ajo jeton veten dhe them shyqyr që e hoqa qafe”, vijon më tej Rita. E nëse sheh deri në fund intervistën energjia që transmeton Rita është vërtet ”uau”!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *