Nuk e kuptoj pse duan të largohen nga Shqipëria të rinjtë shqiptarë…, kur Shqipëria është vend rekord në Europë për numrin e bareve krahasuar me numër popullsie. Të gjitha baret rrinë plot. Aty ku makinat që qarkullojnë janë më të shtrejtat se në çdo vend tjetër të botës. Ku të gjithë të rinjtë kanë lekë pa punuar. Dhe me të drejtë, të huajt kur shohin të rinjtë shqiptarë në rrjetet sociale, i shtyn kureshtja dhe pyesin sa vend i pasur është Shqipëria? Totalisht është kondradiktore ajo që ndodh në rrjetet sociale përballë realitetit që dhemb. Absurdi vijon të të shoqërojë kur të gjithë ikin me pushime në Meksikë, Florida, Turqi, Itali, Greqi, Bullgari, Zvicër etj. Në Shqipëri të gjithë janë të diplomuar në shkolla shtetërore dhe private. S’po ngel njeri pa shkuar në universitete. Të gjithë kanë jetë luksi sipas asaj që transmetojnë nga do që sillen, flasin apo postojnë në rrjetet sociale. Atëherë pse largohen? Apo e gjithë jeta e tyre është ndryshe nga ajo që paraqesin dhe përflasin ngado? Plazhet, kafet, klubet e natës janë të shtrejtë në Shqipëri, ashtu si vendet europiane dhe prapë të rinjtë shëtisin në botë, kafet janë plot, plazhet plot, udhëtimet janë të pafundme dhe mbi të gjitha meraku për të prezantuar jetë lulksi kur i postojnë në face book. Me pak fjalë shtroj një pyetje e cila s’dua të mbetet retorike: pse duan të ikin të rinjtë shqiptarë nga Shqipëria jonë?

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *