Përshëndetje Dr.Ersida. Bashkëshorti im ka shumë dhimbje nga një dhëmballë, për këtë arsye iu drejtuam një klinike për një vizitë. Dentisti tha që ka infeksion dhe duhet ta heqi atë dhëmballë. Doja t’ju pyesja a nuk ka mundësi ta shpëtoj këtë dhëmballë sepse ai ka dhe shumë frikë ta heqi. Faleminderit paraprakisht.

 Dr.Ersida Calja, klinikadentare.brilant@gmail.com, Rr Mine Peza, pranë Kafe Flora Tiranë, tel 355695828670, 355042426409:- Përshëndetje Zonjë! Shqetësimi juaj është shumë me vend përsa i përket nëse kjo dhëmballë duhet shpëtuar apo duhet të shkojmë drejt ekstraksionit (heqjes). Së pari duhet të bëni një grafi e cila do ti vijë shumë në ndihmë dentistit për të përcaktuar nëse dhëmbi ka ose jo infeksion dhe sa është e mundur ta shpëtojë atë dhëmb. Duhen bërë përpjekjet maksimale nga ana jonë si stomatolog për ta shpëtuar një dhëmb natyral duke tentuar në të gjitha mënyrat e trajtimit në klinikë dhe duke e luftuar infeksionin nëse ajo dhëmballë ka infeksion  me antibiotikë për 5-7 ditë. Gjatë periudhës së trajtimit bashkëshorti juaj duhet të bëj grafi rikontrolli për të parë nëse dhëmballa vazhdon të ketë akoma infeksion dhe nëse mbushja e kanaleve është bërë në mënyrë korrekte.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *