Këngëtari i njohur Devis Xherahu ka publikuar në profilin e tij në Instagram një foto në të cilën ai ka treguar një kartë identiteti të cilën e ka gjetur tek zona e liqenit Artificial së bashku me një portofol. “Të dashur miq, sot rreth orës 13.30, tek po kthehesha për në shtëpi te liqeni artificial, gjeta këtë kuletë femrash me 130 mijë lekë brenda dhe me këtë kartë identiteti… Nëse e njihni këtë vajzë i thoni të më shkruaj që të vijë ta marrë…Faleminderit për mirkuptimin!!,”-shkruan Devisi në rrjete sociale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *