Është një nga figurat më të dashura të ekranit, dhuron vetëm buzëqeshje me batutat që hedh çdo mbrëmje në emisionin “Stop” në TV Klan, por nuk ka si të ndodhë ndryshe edhe në skenën e teatrit, ku ai interpreton me aq dashuri. Gentian Zenelaj, këtë herë vjen në Teatrin Kombëtar me pjesën “Çifti i çuditshëm”, me regji të Inis Gjonit, nën interpretime aktorëve të tjerë Romir Zalla, Mehmet Xhelili,Ervin Bejleri,Besmir Bitraku, Rozana Radi, Annais Lika që do t’ju mahnisin. Genti, na tregon për shfaqjen, të qeshurat, vëmendjen ndaj teatrit, a ka një profesion tjetër që do e bëntë me qejf apo aktrimi është dashuria e jetës së tij? Të gjitha këto  Genti na i tregoi me çiltëersinë më të madhe.

 

Fabjola Kuburi: Genti, sapo është vënë në skenë një komedi ku ti je protagonist.  Pse duhet parë “Çifti i çuditshëm”?

Gentian Zenelaj:- – Është një nga komeditë më të bukura të teatrit amerikan. Është Oscari dhe Feliksi në qendër të komedisë, që interpretohen nga unë dhe Romir Zalla.

Oscar, që jam unë  është një burrë i butë,por shumë burrëror, plot humor, i këndshëm,i pavarur,karizmatik,që e vlerëson shumë lirinë dhe e shijon atë, i crregullt,moskokëçarës, i shkujdesur,aventurier, zemër mirë,babaxhan me miqtë dhe shokët .

Miku im “Feliksi” një njeri i bezdisshëm,manjak pas rregullit, pastërtisë,korrekt,strikt,kursimtar,që mban shënim çdo shpenzim,kursimtar,me vetbesim të dobët në vetvehte, dhe i ndërgjegjshëm se është e vështirë për të jetuar me të, i vetëdijshëm për gabimet e tij, por është i pafuqishëm për të ndryshuar sjelljen. Është interpretimi brilant i aktorëve Romir Zalla,Mehmet Xhelili,Ervin Bejleri,Besmir Bitraku,Rozana Radi,Annais Lika që do t’ju mahnisin. Të qeshura pa fund ju presin.

-E vertetë, pati duartrokitje të jashtëzakonshme. Kujt i dedikohet ky sukses?

-Suksesi i dedikohet trupës fantastike, i dedikohet regjizores Inis Gjoni, i dedikohet autorit fantastik Neil Simon, i dedikohet edhe publikut të mrekullueshëm.

– A ka një rritje të audiencës në teatër, sepse me sa kam parë dhe ndjekur ky vit ka sjellë shumë dashuri për teatrin?

– Duhet të vijë kjo frymë e mire në teatër, duhet të vijë një frymë akoma më e mirë sepse duhet të hiqet fryma egocentrike regjisorëve, duhet të ketë bashkëpunim më të madh që publiku të kuptojë që në Teatrin Kombëtar, nuk është vetëm një shfaqje e bukur dhe kaq, por tradita vazhdon, do ketë shumë e shumë shfaqje të mira njëra pas tjetrës dhe kjo duhet të tregohet, të reklamohet.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *