Ai është nga Kosova dhe jeton e punon në Gjermani. I dhënë pas muzikës patriotike por jo vetëm, ai këndon prej vitesh atje ku në bashkëpunim me emra të mëdhenj të muzikës popullore shqiptare, organizon koncerte për festat e Nëntorit, mbrëmje muzikore dhe evente familjare. Një ndër emrat me të cilat Dritoni bashkëpunon dhe që do vazhdojë të bashkëpunojë është këngëtarja e madhe Fatmira Breçani, me të cilën e pret një koncert i madh për ndër të festave të nëntorit. Ai na tregon si është të këndosh me një bilbil si Fatmira, kush e ka ndihmuar në këtë rrugë të tijën dhe shumë gjëra të tjera…!

 

Fabjola Kuburi:- Driton kur e kuptove që i përket muzikës? Kush ta vuri në dukje?

Driton Jusufi:- Përshëndetje! Në aktivitete kulturore artistike jam marrë që nga fëmijëria si nxënës i shkollës fillore në Turiqevcë sepse unë jam me origjinë nga Skënderaj i Drenicës dhe që atëherë festonim festat e Nëntorit rregullisht me programe shkollore edhe më vonë gjatë luftës. Më pas u vura në shërbim ushtarak në luftë dhe pas luftës shkova në mërgim ku edhe sot vazhdoj të këndoj për patriotët e mi.

-Sa e vështirë ka qenë rruga jote drejt muzikës?

-Shumë por vullneti, patriotizmi dhe atdheu për mua mbajnë gjithmonë vendin e parë kudo që të jem, nuk kursej asgjë që tu sjell mërgimtarëve lumturi, gëzim, jo vetëm unë por edhe yjet e tjerë të estradës që bashkëpunoj.

-Si e gjete më tej pritjen në muzikë?

-Në Gjermani kam ardhur në vitin 2010, në qytet të Braunschweigut ku u dëgjua që ka ardhur një këngëtar nga Kosova dhe një ushtar i UÇK-së, një oficer që shërbeu 8 vjet në ushtrinë e Kosovës dhe i shtynte kurioziteti të dëgjonin se si këndoja. Këtu gjeta vëllezerit Bleta, Qazimin dhe Agimin që këndonin dhe i binin veglave muzikore. U ushtrova për disa kohë dhe shumë shpejt erdhi mundësia që të organizoja një koncert. Isha mësuar me organizimin e koncerteve sepse të tilla organizime kisha bërë në TMK këto organizime i kisha bërë edhe kur isha në shërbim ushtarak. Më pas u takova me një folklordashës që quhej Ali Shasivari dhe i kishte të gjitha veglat muzikore ku aty bleva edhe sharkin time ku mbrëmjeve bëja muzikë me të për miqt e mi që mblidheshin në shtëpi. Pak më vonë pronari i Restaurantit  Adriatik Grill Skender Miftari (S Shtimja)më ftoi të punoja në restorantin e tij dhe aty nga ora 10 e mbrëmjes deri në mëngjes nuk e ndalja këngën. Kam kujtime të paharruara nga ai vend. Po ashtu edhe në qytetin e Wolfsburgut në klubin “Besjana” këndova më shumë se 2 vite me pronar Selman Hotin dhe pritja ishte e shkëlqyeshme, u krijua atmosferë e këndshme. Sa i përket organizimeve për mbrëmje familjare aty kam ftuar këngëtar nga Kosova dhe Shqipëria.

-Më përmende festet e Nëntorit kaq i lidhur je me festimin e tyre?

-Është e vërtetë, festën e parë e kam filluar me Vjosa Eminin dhe shumë këngëtarë nga Diaspora ndërsa më vonë ishte Teuta Selimi , po ashtu dhe Flora Gashi që vinte rregullisht dhe krijonte atmosferë të bukur me zërin e saj melodioz.

-Ke kënduar në vende të tjera përveçse në qytetin tënd?

-Po, kam kënduar në rrethin e Hamburgut në Kil në Pforzheim, në Dortmund, në Hamm, Frankfurt, Belgjikë dhe kam dalë gjithmonë i kënaqur.

-Di që ke shumë bashkëpunime sidomos me bilbilin e veriut Fatmira Breçanin çfarë mund të më thuash për këtë?

-Për dadën Fatmira Breçanin duhet një fejton i tërë mujor për të shkruar të gjitha të mirat e saj por do mundohem ti ngjesh fjalët sa më shkurt. Ajo është një yll që nuk i duhet mikrofoni. E kisha idhull që fëmijë dhe sot kam fatin që të bashkëpunoj me të dhe të marr këshillat e saj. Është aq e afërt dhe popullore me publikun sa që puna me të bëhet shumë e lehtë. Fatmira kur hyn në sallë nuk e quan veten VIP por dua të përmend Fatmirën dhe Flora Gashin që janë gjatë gjithë kohës të gatshme për publikun e tyre, bëjnë foto, këngë, u plotësojnë dëshirën. Me Fatmirën bëhet gjithçka e lehtë. Organizatorët e koncerteve dalin të kënaqur se atë që bën e bën me shpirt dhe me zemër.

-Do ketë bashkëpunime të tjera me Fatmirën në vazhdim?

-Sigurisht tani do kem bashkëpunimet e mia me të në Diasporë në evente dhe gëzime familjare sepse është e kuptueshme me ata që organizojnë gëzimet por edhe këndon shumë. Kam shumë kërkesa edhe nga Kosova për të qenë pjesë e dasmave të tyre. Në 18 Nëntor festojmë festat e Nëntorit këtu në Braunschëeig dhe me 2 dhjetor jemi në periferi të Düsseldorfit dhe jam i bindur që do kalojmë shumë mirë.

-Juve ju mbështet dikush? Keni sponsorizime apo e bëni gjithçka vetë?

-Po, këtu kam miq të fortë, adhurues të mirë që më ndihmojnë dhe vijnë rregullisht. Firma Tahiraj, Afrimi me shokët, Fritzin dhe familjet nga Struga dhe Tetova, po ashtu pronari i restorantit Adriatik Grill që e ka marr tani Milazim Tetova, këta vijnë rregullisht dhe bëjnë atmosferë, kam mbështetje nga Fatmir Qallapeku, firma “Visar Bau”. Fazli Marmullaku është aktor dhe atë e kam të besueshëm shumë në organizim dhe përkrahje  morale, familja Riza Gjevukaj që janë të rregullt çdo herë dhe më kanë ftuar tu organizoj dasmën e djalit dhe kam qenë i suksesshem, familja Rexhep Gashit po ashtu, Ermal Tropoja, Niku, Refiku Fahredini me shok nga Salzgiteri, Memet Selmani nga Hanoveri, Toni Montana, Admiri me shok nga Wolfen Büteli, Xhavit Ramshaj më ndihmon me bileta të avionit dhe më vjen me familje në program, klubi nga Wolfsburgu, Klubi nga Ghifoni, vellazerit Hasanmetaj , shoqata e grave dielli nga Braunschweigu që janë të suksesshëm në Organizime po ashtu dhe shumë të tjerë që për momentin ndoshta po i harroj dhe ju kërkoj falje që nuk kam mundësi ti përmend të gjithë. Ju falenderoj me shpirt dhe zemër. Dy  këngëtare nga Kosova që mendoj ti pres si Shyhrete Azizaj dhe Hana Zogaj, janë dy këngëtare të mira që kanë vullnet për këngën dhe për publikun.

– Në fund kemi diçka për të shtuar?

– Nuk mund të lë pa pwrmendur edhe promovimet e librave që kam organizuar, së pari kam bërë promovim libri për Luljeta Selimin dhe Myrvete Fekën, me titull “Rrëfimet tronditëse” për gratë e dhunuara gjatë genocidit serb dhe  dhe më pas “Terror i Serbisë pushtuese mbi shqiptaret” i Doktor Nusret Pllanës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *