Që është e bukur, tërheqëse dhe sensuale,këtë nuk e vinim në dyshim, por ajo di të bëjë edhe diçka tjetër, di të kërcejë bukur dhe këtë e ka treguar që në dy netët e para të “Dance ëith me” në edicionin e katërt. Xhensila Pere, ish banorja e edicionit të tetë të Big Brother Albania, ka pranuar ftesën më kënaqësi për të qenë pjesë e Dance ëith me” dhe si duket ka vendosur të shkëlqejë në kërcim.  Ajo  kërcen në çift me Trim Jetullahun, një këngëtar i ri nga Kosova dhe nw kwtw intervistw ajo tregon si u bw pjesw e kwtij spektakli, çfarw pret nga DWM dhe shumw e shumw tw tjera…!

 Fabjola Kuburi:- Xhensila, që nga dalja e parë në publik e deri te Dance With Me, sa rrugë mendon se ke bërë?

Xhensila Pere:- Mjaftueshëm për të qenë aty ku jam sot.

– Kjo do të thotë që  je e kënaqur me kaq sa ke arritur?

– Asnjëherë nuk është mjaft, sidomos kur është për arritje pozitive.

– Si e prite ftesën për në “Dance Ëith Me”?

– Me shumë kënaqësi! E kam pasur ëndërr të isha pjesë e atij spektakli.

– Cili mendon se ështe roli yt në këtë spektakël?

– Të jem Xhensila, çfarë roli tjetër mund të kem aty përveç se të tregoj kush është Xhensila në kërcim!

– Marrëdhënia me Trimin, partnerin tënd në këtë spektakël?

– E the edhe vetë: partnerë.

– Çfarë mendove kur mësove se Trimi do të ishte partneri yt?

– “A di të kërcejë ky?” – ka qenë mendimi i parë. Gjithashtu shpresoja të mos ishte shumë i gjatë, që të mos dukesha shumë e shkurtër. (qesh)

-Sa miq jeni me njëri-tjetrin?

-Miqësia është një fjalë e madhe, por mund të them që jemi mjaftueshëm miq sa për të kaluar bukur dhe mirë në këtë spektakël.

-Çfarë të pëlqen tek ai dhe çfarë jo?

-Përveç fizikut, nuk më pëlqen gjë tjetër. Nuk është tipi im…!

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *