Përshëndetje, kam një vajzë 10 vjeç dhe është në klasë të katërt. Ajo ka një talent të paparë për të vizatuar. Por ajo që më habit është se ajo vizaton me ngjyra të errëta si kafe, e zezë dhe gri. Shoqet e saj vizatojnë detin me blu ajo e vizaton me gri, pemët me të zezë dhe nuk e kuptoj pse? Ju lutem mund të më jepni një shpjegim? Më duket sikur po kalon një fazë depresive dhe jam shumë e mërzitur për të.

Lorela Garuli, psikologe, email lorela_garuli@hotmail.com:-Përshëndetje e dashur! Të falenderoj për pyetjen dhe që na ke sjellë në vëmendje një çështje të tillë interesante. Vizatimi i fëmijëve është formë komunikimi, e si i tillë tregon dhe shpreh shumë. Është një shprehje e lirë e mendimeve, perceptimeve, humorit, ndjenjave, shqetësimeve, përvojave dhe realitetit të fëmijës. Mënyra si ai e sheh botën është thelbësisht e ndryshme nga ajo e të rriturve, që do të thotë se nuk duhen marrë për të mirëqenë disa detaje dhe të kalojnë pa u vënë re. Çdo pjesë e vizatimit të fëmijës është si fjalët e një tregimi, secila ka rëndësinë dhe vlerën e vet për të kuptuar të tërën. Me raste, fëmijët ia drejtojnë vizatimin një personi të caktuar, prindit, vëllait/motrës, gjyshërve, shokëve. Brenda kësaj specifike, duhet mbajtur parasysh edhe se kujt i drejtohet e cili është marrësi i vizatimit sipas fëmijës. Vizatimi është shprehje e personalitetit të fëmijës, mënyrë e tij për të hyrë në ndërveprim dhe një formë për të treguar praninë e vet. Sa i përket ngjyrave në vizatime, secila prej tyre ka domethënien e vet dhe nuk është rastësor, por një aspekt që përcjell informacion të konsiderueshëm lidhur me mënyrën si fëmijët ndjehen e mendojnë. Konsiderohet se që prej moshës 4-vjeçare e më tej, përdorimi i ngjyrave nuk është më i paqëllimtë, por ka një përmbajtje të lartë emocionale e individuale. Që prej moshës 3/4-7/8 vjeçare, fëmijët përzgjedhin ngjyrat në vizatimet e tyre sipas emocionalitetit dhe ndjenjave të veta. Për këtë arsye, shpeshherë ato nuk përputhen me pasqyrimet dhe ngjyrat e vërteta të objekteve reale, por ngjyrosen sipas ngjyrave që fëmijës i pëlqejnë më shumë, psh. vizatohet dielli blu nëse i pëlqen bluja, retë e kuqe nëse i pëlqen e kuqja e kështu me radhë.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *