Sipas një studimi të fundit, shtimi në peshë mund të ndikojë në uljen e numrit të spermatozoideve. Shkencëtarët indianë bënë kërkime tek më shumë se 1200 burra dhe zbuluan se shtimi në peshë shkakton uljen e vëllimit të spermës, pakësimin e numrit të spermatozoideve dhe uljen e përqëndrimit të tyre. Për më tepër, lëvizshmëria e spermatozoideve (aftësia për të lëvizur shpejt brenda organeve riprodhuese të gruas) ishte më e paktë. Sperma kishte edhe defekte të tjera, shtuan kërkuesit. Cilësia e e ulët e spermës mund të ulë pjellorinë dhe mundësinë për të mbetur shtatzënë të partneres. “Dihet tashme se grave obeze u duhet më shumë kohë të mbesin shtatzënë” tha shefi i kërkimit, Rama Raxhu. “Ky studim provon se edhe burrat obezë janë një shkak për vonesën në ngjizje”, shtoi ai. “Obeziteti i prindërve në ngjizje ka efekte negative tek shëndeti i embrionit, vendosja e tij në mitër, shtatzani dhe lindje”, shpjegoi Rama Raxhi. Se si ndikon obeziteti në cilëinë e spermës ende nuk dihet, shpjegoi ai. Në vazhdim të studimit ekipi i kërkuesve po kërkon të shohë nëse rënia në peshë do të përmirësojë cilësinë e spermës. Megjithëse studimi është ende në vazhdim, shenjat e para tregojnë se cilësia e spermës përmirësohet kur burrat bien në peshë, tha Rama Raxhu.

Një ekspert amerikan për pjellorinë thotë se këto gjetje gjejnë një jehonë të fuqishme në SHBA. “Afro një e treta e burrave amerikanë janë obezë”, tha doktor Avner Hershlag, shef i kabinetit të pjellorisë në një spital të Nju Jorkut. Popullsia amerikanë sa vjen e shëndoshet, megjithë lulëzimin e dietave dhe sporteve të reja që kanë dalë. Afro një e gjashta e fëmijëve dhe adoleshentëve janë tashmë obezë. “Bashkë me shtimin e tendencës së obezitetit, është vënë re një ulje e vazhdueshme e cilësisë së spermës”, tha Hershlag. “Zbulimet e këtij studimi, megjithëse jo të lidhura në veçanti me mungesën e pjellorisë, paraqesin një tendencë drejt pakësimit të saj, gjë që ështrë shqetësuese”. Rezultatet e fundit kanë zbuluar se rënia ekstreme në peshë pas ndërhyrjeve krirugjikale për këtë (unaza në stomak, etj), e përmirësonin pak këtë rënie cilësie.

“Mesazhi i drejtuar burrave është të mos vazhdojnë të abuzojnë me trupin e tyre”, tha Hershlag. “Ushqimet që shëndoshin dhe alkooli me tepri janë negative dhe shtojnë rrezikun e diabetit, tensionit të lartë të gjakut dhe sëmundjeve të zemrës, të cilat shkurtojnë jetën. Nga ana tjetër, ato pakësojnë edhe mundësinë për t’u bërë prind”.

Për studimin, Rama Raxhu dhe kolegët e tij përdorën spermogramat e realizuara me kompjuter për të analizuar spermën e 1285 burrave. Ata gjetën se burrat obezë kishin më pak spermë, përqëndrim më të paktë të spermatozoideve dhe paaftësi të tyre për të lëvizur me një shpejtësi normale, krahasuar me spermën e burrave me peshë normale. Për më tepër, spermatozoidet e burrave obezë kishin më shumë defekte, si kokë të hollë, ose në formë dardhe. Të gjitha këto anomali mund ta vështirësojnë mundësinë e burrave obezë që të bëjnë ngjizjen, qoftë me penetrim, ose me anë të fekondimit artificial, thanë studiuesit.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *